Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Bytyçi i zhgënjyer me Kurtin, Osmani nis korrigjimet – Shkrim nga Enver Bytyçi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar një takim me partitë opozitare në lidhje me draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Lidhur më këtë iniciativë, ka folur profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi. “Është hera e dytë që presidentja Osmani reagon lidhur me projektin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke dhënë njëlloj alarmi përsa i përket disa aspekteve të marrëveshjes që pritet të firmoset. Duhet ditur se marrëveshja është pranuar në parim nga ana e kryeministrit Kurti. Sigurisht që dakordësia për ta dërguar për verifikim në Gjykatë Kushtetuese para se ajo marrëveshje të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, është diçka e rëndësishme dhe një lloj sigurese. Por për mendimin tim kjo është e pamjaftueshme” – ka deklaruar Bytyçi, duke shtuar se – “Kosova ka një përvojë të gjatë prej më shumë se një dekadë përsa i përket përpjekjeve dhe draft-marrëveshjeve për të ngritur këtë lloj Asociacioni.

Advertisement