Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Bytyçi sjell fakte se lufta po vjen – Shkrim nga NTV

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, doktor Enver Bytyçi tha se ideja dhe kërkesa e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për të dërguar trupa shtesë të përhershme në Kosovë është një domosdoshmëri pas situatës së krijuar së fundi pas sulmit terrorist serb në veri të Kosovës. “NATO dhe Evropa, por edhe SHBA-të, nuk mund të tolerojnë një konflikt të ri në Ballkan. Jam i bindur se perëndimi është përpjekur ta largojë hijen e komploteve, konflikteve dhe të luftës në rajonin tonë përmes tërheqjes së Serbisë në kampin dhe aleancën euro-atlantike. Por humbën kohë kot, siç humbën kohë me iluzionin se Rusia nuk do të ishte një vend kaq kërcënues për paqen dhe lirinë e Evropës. Por më mire vonë se kurrë.

Advertisement