Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Deklarata e Von der Leyen, për t’i kënaqur veshët e Prishtinës – Shkrim nga NTV

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka pretenduar se deklarata e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se Serbia duhet që ta njohë de facto Kosovën, “është bërë për t’i kënaqur veshët Prishtinës”. “Ai term nuk ekziston në aktet dhe dokumentet e Bashkimit Evropian apo ndonjë tjetër që ka të bëjë me dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, kështu që nuk është shkruar askund. Ajo fjalë është përdorur për t’i kënaqur veshët Prishtinës, që të duket, apo tju krijojnë atyre iluzionin se edhe ata morën diçka”, tha Daçiç. Kreu i diplomacisë serbe theksoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë “pafundësisht se çdo njohje e Kosovës – formale apo joformale – është e papranueshme për Beogradin”. Siç pretendon Daçiç, Bashkimi Europian e vuri “në vijë integritetin dhe besueshmërinë e tij duke e detyruar Beogradin të nënshkruajë Marrëveshjen e Brukselit, e cila ishte jashtëzakonisht e vështirë për ne dhe që, në parim, ishte e pranueshme vetëm me kusht që të formohej Asociacionin e Komunave me Shumivë Serbe”.

Advertisement