Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | E ka humbur kontrollin, po bie nga froni – Shkrim nga NTV

“Serbia po hyn në një fazë të paqëndrueshmërisë politike që sapo ka filluar dhe nuk do të ndalet, por është shumë e vështirë të thuhet se çfarë drejtimi do të marrë më tej” – Kështu ka deklaruar Zharko Koraç, psikolog dhe ish-zëvendeskryeminister në Kabinetin e Zoran Gjingjiç. Ai është i bindur se Vuçiç nuk ka ndërmend ta pranojë dhe zbatojë marrëveshjen e Ohrit dhe se presidenti serb tani po e humb kontrollin. “Ky nervozizëm që po tregon Vuçic nuk është vetëm për shkak të krimeve monstruoze në Serbi, por edhe për shkak se atij po i skadon koha rreth problemit të Kosovës. Ai tashmë e ka marrë një paralajmërim – një artikull në New York Times, që vërtetë është një gazetë e pavarur, intelektuale, liberale, por gjithashtu eshte edhe gazeta amerikane më me ndikim jashtë SHBA-së. Do të thotë ai mori një paralajmërim se janë në dijeni se çfarë po bën dhe nervozizmi I tij tani është i madh. Vucic ka problemin e Kosovës, humbjen e kontrollit mbi atë që po ndodh në vend, krimet por edhe një situatë shumë të keqe ekonomike në vend” – deklaroi Koraç “Takimi më i madh në histori”, protesta e paralajmeruar e mbeshtetesve te Vucic më 26 maj, sipas Koraç, është shenjë se presidenti serb ka frikë nga humbja e pushtetit. Zharko vlerësoi gjithashtu edhe se askush nuk i kontrolloi serbët në Kosovë kaq sa i ka në dorë Aleksander Vucic, i cili sipas Koraç, ka bërë një gabim kardinal teksa ka shantazhuar Perëndimin dhe Prishtinën duke tërhequr serbët nga të gjitha institucionet. Sipas tij, Serbia e ka humbur kartën ruse dhe Vuçiç e vëren këtë.“Presidenti serb nuk ka askund mbështetje politike. Paradoksalisht, ai ende mbështetet më së shumti nga SHBA-të dhe një pjesë e Evropës, te cilat presin qe Vucic të bëjë lëvizje racionale, që do të thotë marrëveshjeje perfundimtare me Kurtin. Por ata më kot po e lusin…nuk do te kete ndonje rezultat” – theksoi Zharko Koraç, sipas te cilit Ballkani nuk eshte një rajon prioritar as për Perëndimin dhe as për Evropën. “Gjëja më e rëndësishme për Perëndimin në këtë moment është të mos ketë konflikt të armatosur dhe kjo është një pritshmëri tmerrësisht e ulët nga rajoni” – deklaroi Koraç

Advertisement