Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | E vërteta e zymtë e Kurtit & “Vetëvendosja” – Shkrim nga Shkodran Ramadani

Në Rambuje, delegacioni kosovar e pranoi marrëveshjen pasi kishte kontribuar direkt në përmbajtjen e saj dhe pasi ishin siguruar se në marrëveshje do të përfshihej e drejta e referendumit popullor 3 vjet pas nënshkrimit kurse në Vjenë ata ishin kategorik në kërkesën për pavarësi të Kosovës, dhe vetëm pasi u siguruan që kërkesa do të përfshihej në plan, pranuan Pakon e Ahtisarit. Megjithatë, një grusht njerëzish të zhurmshëm, të paditur e mashtrues, thonin se nuk është e mundur që kërkesat dhe aspiratat e Kosovës të përfshiheshin në negociata. Sepse vetë procesi negociator që kishte pavarësinë si kërkesë maksimale, do të përfundonte me zmbrapsje nga qëndrimi fillestar. Për rrjedhojë, Kosova duhej të largohej nga negociatat sepse “pavarësia në paketë nuk vjen”. Sipas këtij interpretimi të dobët, të përçudnuar e të poshtër, Kosova do të mbetej vetëm rajon autonom në Serbi. Ajo që ndodhi më pas thjesht demontoi çdo premisë të Vetëvendosjes. Kosova u bë e pavarur edhe duke negocuar. Sepse ishte e aftë dhe e vendosur që të vendoste vet për përmbajtjen e marrëveshjes.

Advertisement