Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Ekspertët e huaj: Konflikti Kosovë-Serbi mund të përshkallëzohet – Shkrim nga NTV

Revista në gjuhën gjermane “Cicero” i ka kushtuar një artikull rrjedhës së tensionuar në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, aktiviteteve destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjeve të bashkësisë së organizuar ndërkombëtare për të parandaluar shpërthimin dhe ripërtëritjen e konflikteve të armatosura në këtë rajon të ngjeshur nga tensionet. Në një artikull të përbashkët nga dy ekspertë eminentë të sigurisë – David Shedd dhe Ivana Stradner – thuhet se konflikti Kosovë-Serbi mund të përshkallëzohet për shkak të aktiviteteve destabilizuesve të presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, derisa fuqitë perëndimore janë të fokusuara në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Advertisement