Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Ja pse duhet t’i besojmë Kurtit e jo Ramës për asociacionin – Shkrim nga Enver Bytyçi

Unë jam nga ata njerëz që, kur bëhet fjalë për Kosovën dhe dialogun e saj me Serbinë, gjithnjë kam qenë skeptik dhe vazhdoj të jem shumë i kujdesshëm. Në skepticizmin tim patën rol dy liderë shqiptarë, Edi Rama dhe Hashim Thaçi, të cilët shkelën të gjitha vijat e kuqe dhe u bënë palë me Serbinë e kundër Kosovës. Gjithmonë kam shtruar pyetjen: – Kur këta të dy u bënë krah presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, pse ky fenomen të mos ndodhë edhe me liderë të tjerë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës?! Pavarësisht se nuk kam vërejtur asnjë rast kur Albin Kurti dhe Vjosa Osmani të kenë qenë në linjën Rama-Thaçi-Vuçiç, sërishmi, sa herë kam shkruar për ta, kam evidentuar pozitivisht qëndrimet e tyre e njëkohësisht në çdo rast kam tërhequr vëmendjen për kurthe që mund të çonin në gabime. Të jem i sinqertë, kur lexova që FOX News fliste për autonomi të serbëve, u shtanga, nisa të mendoj pak gjatë dhe të dyshoj në gjithë ato që Albin Kurti na ka shprehur këto ditë lidhur me asociacionin.

 

Advertisement