Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Kosova në Serbi çështje partiake, jo shtetndërtimi – Shkrim nga NTV

“Pse nuk ka konsensus politik për Kosovën? Kjo është një pyetje e dhimbshme për Serbinë, së cilës, për fat të keq, nuk i janë përgjigjur as qeveria aktuale, as ajo e mëparshme dhe as opozita” – beson komentatori politik dhe gazetari Boshko Jakshiç dhe thekson se Kosova është një çështje e dorës së parë ajo shtetformuese, jo çështje partiake, por që ende perceptohet dhe trajtohet si e tillë. “Këtu qëndron përgjigja se pse nuk ka consensus. Kosova perceptohet si çështje partiake, përdoret për të kritikuar qeverinë vetëm për hir të kritikës apo si argument për ndryshimin dhe rrëzimin e saj, pa menduar dhe analizuar seriozisht se duhet të mbështetet një zgjidhje. Prandaj nuk ka konsensus të përgjithshëm nëse çështja e Kosovës duhet të zgjidhet dhe në çfarë mënyre duhet të zgjidhet. Nëse do të kishte një konsensus të tillë, atëherë zgjidhja do të ishte më e lehtë. Mirëpo, nuk ka asnjë dhe kjo fushatë zgjedhore në Serbi e konfirmon. Opozita nuk tregon qartë qëndrimin e saj në lidhje me Kosovën” – theksoi Jakshiç

Advertisement