Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Kosova përçan BE-në/ Njëri i bie gozhdës, tjetri patkoit – Shkrim nga NTV

Kryeministri Edi Rama, duke parë vazhdimin e krizës në veri të Kosovës, ka dalë publikisht me idenë për organizimin e një konference të nivelit të lartë, ku liderët e Kosovës dhe Serbisë s’do të lejoheshin të dilnin pa arritur një marrëveshje. Ky propozim i kreut të Qeverisë shqiptare ka gjetur mbështetjen e kreut të Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel, por të enjten Kryeministri I Holandës në Prishtinë Mark Rutte tha se bisedimet duhet të udhëhiqen nga Josep Borell hap pas hapi, edhe pse kjo mund të duket e mërzitshme. Por, a e ka ngritur Presidenti i KE’së Charles Michel këtë temë në takimin e fundit para përfaqesuesve të shteteve anëtare dhe a e kanë përkrahur atë liderët evropianë teksa pritet të ketë hapa konkretë në jetësimin e një ideje të tillë. Zëdhënësja e Këshillit Europian, Magdalena Buchkovska nuk ka pasur një përgjigje për këtë, por ka referuar tek qëndrimi i fundit që kreu i Këshillit të BE, Charles Michel ka bërë rreth idesë së kryeministrit shqiptar, ku theksohet përkrahja e hapur dhe kërkesa e tij që sa më shpejt të organizohet në takim i tillë bashkë me disa shtete anëtare dhe në koordinim të ngushtë më SHBA-në. Michel ka thënë se është koha për një qasje globale në procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe për të bërë hapa të qartë drejt normalizimit. Megjithatë koment për idenë e kryeministrit Edi Rama s’kanë dhënë as nga Gjermania, si një prej shteteve anëtare më të rëndësishme. Nga Berlini zyrtar kanë thënë se s’duan të komentojnë idenë e Ramës, dhe se për Veriun e Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me faktorët e rëndësishëm. Skeptik për idenë e Ramës është shprehur edhe analisti dhe profesori amerikan, Daniel Serwer. Ditë më parë ai ka thënë se s’njeh dikë që mund të detyrojë dy palët të bëjnë diçka të tillë. Gjithashtu Serwer ka shtuar se presidenti i Serbisë është mësuar që t’i hedh marrëveshjet poshtë në momentin që del nga takimet. Të martën, Kryeministri holandez pas takimit në Prishtinë me Kryemininstrin Albin Kurti ka thënë se procesi i bisedimeve duhet të ec hap pas hapi. Ai nuk ka përmendur konferencën, por ka thënë se dialogu duhet të udhëhiqet nga Borell dhe negociatorët tjerë. “Besoj që kjo është më e mira dhe ne duhet të kthehemi në proces. Në proces hap pas hapi, ndoshta duket i mërzitshëm. Jam optimist që mendjet e ftohta do të mbizotërojnë. E kam parë në Beograd dhe këtu se të gjithë duan deeskalim të situatës” – ka deklaruar Mark Rutte

Advertisement