Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Kryeministri minoi pozicionin me SHBA, kështu duhet të veprojë – Shkrim nga NTV

Profesori amerikan Alon Ben-Meir, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, protestat që po mbahen atje, dhunën nga protestuesit serbë dhe kryetarët e komunave veriore. Ai e quan fatkeq vendimin e kryeministrit Albin Kurti, për te dërguar policinë e Kosovës në very teksa dhe u shpreh se nuk ishte veprim i mençur por qe solli vetem provokim. Sipas tij, dërgimi i policëve në veri ishte masë e pajustifikuar dhe kryeministri Kurti duhej ta kishte ditur se vetëm prania e policisë do të nxiste rezistencë nga serbët. Sipas profesorit amerikan, vendimi i Kurtit ka minuar rëndë pozicionin e tij me BE-në dhe SHBA, teksa dhe shtoi se kryeministri i Kosoves me veprimet e tij ka ndihmuar Aleksander Vucic, i cili menjëherë ngriti gatshmërinë ushtarake dhe i dërgoi trupat pranë kufirit me Kosovën. Alon Ben-Meir theksoi se veprimi i Kurtit ishte ai që dëshironte Putini, i cili bën çmos për ta destabilizuar Ballkanin. “Sigurisht, këto zgjedhje dhe vendimi i Kurtit për të dërguar policinë dhe për të lejuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale, nuk ka kontribuar dhe nuk do të kontribuojë në një zgjidhje të qëndrueshme për komunat e përfshira. Kurti duhet të marrë parasysh këshillat e BE-së dhe SHBA-së: tërhiqni policinë, të bëni të gjitha përpjekjet për të qetësuar atmosferën dhe të krijoni mjedisin e nevojshëm për të rifilluar negociatat për asociacionin e komunave me shumicë serbe”, deklaron profesori amerikan, Alon Ben Meir.

Advertisement