Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Martesa e Beogradit me Moskën/ Pjella: Bota serbe – Shkrim nga Daniel Serwer

“Presidenti serb Aleksandër Vuçiç fshihet mes Lindjes dhe Perëndimit. Ai po luan me Uashingtonin dhe Brukselin kundër Moskës dhe Pekinit, duke shpresuar të marrë atë që mundet nga të katër anët” – Kështu shkruan Daniel Server, profesor në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, sipas të cilit, Beogradi ndjek një politikë të neutralitetit ushtarak, për shembull, kryen stërvitje si me NATO-n ashtu edhe me Rusinë dhe blen armë si nga Lindja ashtu edhe nga Perëndimi. Serbia furnizon me armë si Rusinë ashtu edhe Ukrainën, ka refuzuar të respektojë sanksionet e BE-së kundër Moskës, por voton kundër Rusisë në disa rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënojnë agresionin rus Kjo politikë e jashtme “e paangazhuar” e stilit jugosllav është e lidhur me një politikë të brendshme etnikisht nacionaliste dhe me ambiciet për hegjemoninë rajonale. Duke gjykuar nga demonstratat e vazhdueshme kundër Vuçiç, ka shumë serbë që nuk janë të kënaqur me regjimin aktual, të cilin e shohin si të dhunshëm, të korruptuar dhe represiv. Por e vetmja opozitë e qëndrueshme zgjedhore ndaj Vuçiç, sipas Serwer, vjen nga e djathta e tij nacionaliste serbe. Vucic pothuajse zhduku opozitën liberale demokratike, e cila fillimisht ishte e dobët dhe përveç pushtetit ekzekutiv, tani kontrollon shumicën e mediave të njohura dhe sistemin gjyqësor. Profesori amerikan shkruan se “Shërbimet serbe të sigurisë dhe aleatët e tyre në Kishën Ortodokse janë “martuar” me Moskën. Në rajon, Vuçic synon të krijojë një “botë serbe” analoge me “botën ruse” të Putinit, një ide që mbështeti pushtimin e Ukrainës. Në formën e tij më të dobët, qëllimi është kontrolli politik i Beogradit mbi popullsinë serbe në vendet fqinje te cilen ka arritur ta beje në Mal të Zi dhe Kosovë, kurse në Bosnje pengon vetëm Dodik, interesat e të cilit nuk përkojnë. Në formën e saj më të fortë, bota serbe nënkupton aneksimin e territoreve të pushtuara nga serbët në vendet fqinje dhe krijimin e Serbisë së Madhe”. Server kujton se Kongresi Amerikan mbajti seanca dëgjimore për Ballkanin si në Senat ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesve dhe thekson se anëtarët nga të dyja palët kanë shprehur pakënaqësi me politikat e administratës së Biden. Zyrtarët e administratës janë të lumtur të përsërisin qëllimin e lavdërueshëm strategjik të viteve 1990: Evropa “e plotë dhe e lirë”. Por duket se kjo nuk do të ndodhë së shpejti pasi Presidenti rus Vladimir Putin detyroi të vihet një vijë e re në Evropë. Pjesët e dominuara nga Rusia të Evropës do të mbeten në anën lindore të linjës për momentin. Këtu përfshihen Rusia dhe Bjellorusia, si dhe pjesë të Gjeorgjisë (Abkazia, Osetia e Jugut) dhe Moldavia. Pyetjet e mbetura kanë të bëjnë me Ukrainën dhe Ballkanin. A do të shkojë linja mbi ta apo do të bashkohen me Perëndimin? Kesaj pyetjeje në Ukrainë do ti pergjgjet lufta konvencionale. Po në Ballkan? Nuk ka asnjë perspektivë serioze që Serbia apo Republika Srpska (pjesa e Bosnjës dhe Hercegovinës e mbizotëruar nga serbët) t’i bashkohen Perëndimit në të ardhmen e parashikueshme. Në shtetin e vogël ballkanin, Milorad Dodik, është një përfaqësues rus në pronësi të plotë. Ai po bën çmos për t’i hequr të gjitha përgjegjësitë qeverisë “shtetërore” të Sarajevës. Parlamenti atje ka miratuar tashmë një ligj që mohon vlefshmërinë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Është vetëm çështje kohe kur do të miratohet ligji për pronën shtetërore, që Republikes serbska në Bosnje i nevojitet si kolateral për huatë ndërkombëtare. Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare ka gjasa që tani e tutje të rrëzojë të gjitha ligjet secesioniste, por nuk është e qartë se si do t’i zbatojë vendimet e tij. Dodik mund të mos shkojë deri në shpalljen e pavarësisë. Por pavarësisht nëse e bën apo jo, Republika Serbska do të mbetet e lidhur me Lindjen për sa kohë që Dodik të jetë në pushtet. E vetmja shpresë për të hequr qafe Dodik është një entitet i falimentuar, nëse financat perëndimore do ta shpëtonin atë me kusht dorëheqjen e tij dhe ndërprerjen e ambicieve secesioniste. Nuk është ende e qartë nëse Uashingtoni dhe Brukseli e kanë ‘barkun’ për këtë.

Advertisement