Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Njohja “de fakto” e Kosovës – term i menduar për Kurtin – Shkrim nga NTV

Sipas analistëve, shprehja “njohja de facto e Kosovës”, e cila po përmendet shpesh këto ditë në opinionin tonë, nuk paraqet ndonjë gjë të re dhe as shenjë se Beogradi zyrtar do të braktisë qëndrimin se Kosova është pjesë integrale e Serbisë. Siç shpjegojnë për Demostat burime nga qarqet diplomatike, Marrëveshja e Brukselit, e nënshkruar në prill të vitit 2013, përfaqësonte njohjen e “realitetit të ri” në Kosovë, pasi Serbia, ndër të tjera, ishte pajtuar që komunat me shumicë serbe në veri të integruaroheshin në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Advertisement