Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | ‘POLITICO’ i rikujton Kosovës që SHBA është jetike për sigurinë – Shkrim nga NTV

Gazeta prestigjioze amerikane “POLITICO” përmes një artikulli ka shkruar për fuqinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nevojën për ta pasur Shtëpinë e Bardhë aleate. Në fillim të këtij shkrimi, “POLITICO” thekson se në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë nuk ka ndonjë shtatore të ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac apo ndonjë shesh me emrin e ish-presidentit gjerman, Gerhard Schroder dhe as ndonjë rrugë me emrin e Javier Solanës së Spanjës. Por, autori shkruan se mund të gjesh shtatore të Bill Clinton e Madeleine Albright dhe liderë të tjerë amerikanë që kanë udhëhequr fushatën e bombardimeve të NATO-s më 1999 për të parandaluar masakrat e forcave serbe mbi popullsinë shqiptare të Kosovës “POLITICO” thotë se pavarësisht faktit se shumë vende të NATO-së kontribuan në operacionin e bombardimeve, kosovarët s’kanë iluzione rreth asaj se kush vërtet i shpëtoi ata nga gjenocidi. Këtu kujtojnë fjalët e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj të thëna në vitin 2019 me rastin e përvjetorit të intervenimit të NATO-s “Falë SHBA kemi lirinë dhe demokracinë dhe ishim të aftë të ndërtonim shtetin e Kosovës” – është citati i Haradinajt nga “POLITICO”. Gazeta prestigjioze amerikane thotë se shumë pak gjërat kanë ndryshuar që nga fushata e bombardimit, e ndodhur rreth 25 vjet më parë. Madje “POLITICO” thekson se nëse asgjë, Evropa është edhe më shumë se cka qene e varur në aspektin e sigurisë nga SHBA Sipas autorit të tekstit, sot, ashtu si kosovarët, edhe gjermanët besojnë se mund të mbështeten te Amerika, pavarësisht lëkundjeve të shkaktuara nga presidenca e Donald Trump. “Vendet evropiane mbështeten te SHBA për gjithçka, nga mbrojtja nën ombrellën e saj bërthamore dhe prania e trupave të saj në continent, e deri te blerja e avionëve luftarakë dhe plumbave”, thekson teksti. “POLITICO” thotë se kjo nënkupton që SHBA-ja është një aleat i domosdoshëm dhe artikullin e mbyll me citatin e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova: Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqtë tanë perëndimorë”

Advertisement