Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Profesori nga Reading: Marreveshja, njohje de facto – Shkrim nga NTV

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Reading-ut, Marko Milanoviç, ka thënë se nuk e di saktësisht se çfarë do të thotë njohja de facto e pavarësisë së Kosovës – të cilën Perëndimi po e kërkon me ngulm nga Serbia – dhe nëse Brukseli tani po kërkon diçka nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, më shumë se sa paraparë në marrëveshjet e arritura deri më tani. Sipas Milanoviç-it, njohja de facto mund të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme, “e cila në fakt është një traktat ndërkombëtar që do të duhej të ratifikohej në parlamentet e Serbisë dhe Kosovës”. “Kjo do të ishte një njohje de facto dhe do të dërgonte një sinjal të qartë për vendet e tjera se Serbia hoqi dorë nga Kosova në çdo kuptim real, jo në kuptimin nominal” – shpjegoi Milanoviç

Advertisement