Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Profesori tregon pse ndaluan njohjet për Kosovën – Shkrim nga NTV

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, doktor Enver Bytyçi, ka folur lidhur me njohjet e reja për Kosovën, të cilat kanë ngecur në vend për më shumë se tre vite. “Njohjet e Kosovës nga shtetet e tjera anëtare të OKB-së është dhe duhej të ishin objekti kryesor i qeverisë, presidentes, ministrisë së Jashtme dhe institucioneve të Kosovës. Fakt është se këto njohje janë ndaluar para ardhjes së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në pushtet. U ndaluan thjesht për shkak se Edi Rama, Hashim Thaçi, eminenca gri, Baton Haxhiu etj, duke qenë në pushtet në Kosovë e në Shqipëri morën vendimin për ta zhbërë shtetin e Kosovës. Së paku prej vitit 2014 e deri në vitin 2021, kur u rikthye Albin Kurti, këta dhe mbështetësit e tyre punuan bazuar në platformën serbe të ndarjes ose rikthimin e Kosovës nën sovranitetin e Beogradit” – deklaroi Bytyçi

Advertisement