Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Projekti që Dodik solli nga Moska për prezencën ruse në Ballkan – Shkrim nga Bytyçi

Milorad Dodik është njeriu më i fuqishëm i serbëve të Bosnjës në Republikën Srpska dhe anëtar i Presidencës Boshnjake, ku vendimet merren me konsensusin e tre përfaqësuesve etnikë, myslimanë, serbë dhe kroatë. Ai ishte para pak javësh në Kremlin dhe u takua me presidentin rus, Vladimir Putin. Tani, pas kthimit prej andej, ka shpalosur projektin serbo-rus në Ballkan. Në një intervistë për Sputnik-un rus, të transmetuar të shtunën e shkuar, Dodik thoshte se Serbia e Madhe duhet krijuar duke përfshirë brenda saj përveç Republikës Srpska, edhe Malin e Zi dhe Kosovën. Por ai rekomandon që kjo të arrihet përmes “mjeteve demokratike e masave politike dhe jo përmes luftës” dhe këtë ai e konsideron si zgjidhjen e vetme “për paqe në Ballkan” Sipas Dodik, në kohët e sotme po krijohet një konfigurim i ri i botës dhe këshillon që “serbët nuk duhet të gjenden në befasi”. Ndërkaq ai për Sputnik zbuloi atë që ne e kemi thënë vazhdimisht, se “Vuçiç e ktheu çështjen e Kosovës në skenën ndërkombëtare përmes procesit të negociatave, por edhe përmes procesit të tërheqjes së njohjeve të Kosovës nga një numër i konsiderueshëm vendesh”.

 

Advertisement