Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Publikimi i hetimit ndërkombëtar për Banjskën/ Flasin Weber e Serwer – Shkrim nga NTV

Sot bëhen saktësisht një muaj e një ditë që kur emisari sllovak, Miroslav Lajcak, nga një konferencë për media në Prishtinë më 21 tetor, paralajmëroi se Bashkimi Europian dhe NATO do të dalin shumë shpejt me dokumentin e përfunduar lidhur me hetimet për Banjskën. Megjithatë edhe pse kanë kaluar gati dy muaj nga sulmi terrorist atje dhe një muaj nga premtimi I emisarit europian, nuk është publikuar ndonjë raport apo hetim për ngjarjen. Por pse po ndodh një vonesë e tillë dhe a ndërlidhet kjo me procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë? Lidhur me këtë janë prononcuar eksperti gjerman Bodo Weber dhe profesori amerikan, Daniel Serwer.

Advertisement