Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Rama heq veshkën por s’pranon dështimin përball Kurtit – Shkrim nga Enver Bytyçi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, qëndroi javën që shkoi në Prishtinë në kuadër të një vizite për përgatitjet e samitit të radhës të Procesit të Berlinit që pritet të mbahet në muajin tetor në Tiranë. Ai takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetarin e parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, por nuk takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kurti refuzoi pasi tha se nuk e sheh të arsyeshëm një takim të tillë pa mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive, e cila u anulua një ditë para se të niste punimet në muajin qershor nga kryeministri Rama Profesori Enver Bytyçi, teksa komentoi vizitën e Ramës, u shpreh se kryeministri i Kosovës me refuzimin e takimit i dha Rames mesazhin se “nuk je në anën e Kosovës, por je në anën e Serbisë”! “Ti Edi Rama gjithnjë ke bërë avokatin e Serbisë e të Aleksandër Vuçiç në samitet ndërkombëtare dhe asnjëherë avokatin e Kosovës. Se, edhe kur ke avokatuar për Kosovën, je përqëndruar vetëm te një person, te Hashim Thaçi, të cilin ke dashur ta mbrosh për shkak se keni një linjë qëndrimi pro-Serbisë” – theksoi Bytyçi Ai vlerësoi se Kurti nuk e kishte të nevojshme të takohej me Ramën, pasi më parë u takua me Vuçicin, kjo pasi cilin prej këtyre të fundit ta takosh, është njësoj. “Po takove Edi Ramën, ke takuar gjithashtu Aleksandër Vuçiç!” – u shpreh Bytyci, sipas te cilit, “Edi Rama gjatë gjithë turit ballkanik, në Shkup, Prishtinë, Sarajevë e Podgoricë sulmoi vazhdimisht Albin Kurtin, por në asnjë rast nuk përmendi dhe aq më pak ta qortojë ose kritikojë Aleksandër Vuçiç”Në vazhdim, profesori tha edhe disa fjalë edhe për takimet e Ramës me presidenten e Kosoves Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk e Konjufca, të cilat i vikësoi formale dhe simbolike, pa ndonjë efekt shumë të madh. Në fund, Bytyçi shtoi se ky refuzim i Kurtit ndaj Ramës do shënohet në histori, pasi është një rast i rrallë. Ai tha se kjo është një goditje e rëndë për kryeministrin e Shqipërisë, prandaj edhe është i nervozuar. “Rama është i gatshëm te heqë njërën veshkë, te presë gjysmën e mëlçisë, tw vendosë zemrën në disa bajpase, e nuk është i gatshëm të pranojë dështimin në histori. Kjo që ndodhi në Prishtinë me Edi Ramën është një nga goditjet më të rënda për të. Prandaj është shumë i nervozuar! Shumë aktiv dhe hakmarrës! Kjo do ta bëjë edhe më të dështuar” – deklaroi profesor Enver Bytyçi

Advertisement