Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | SHBA duhet ti tregojë muskujt Vuçiçit, por ka frikë ta bëj – Shkrim nga NTV

“Është sinjal i mirë që qeveria e re në Malin e Zi, dëshiron ta çojë vendin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028, por për ta bërë këtë, qeveria duhet t’i thotë qartë “jo” Beogradit dhe Rusisë, gjë që nuk e shoh të ndodhë” – kështu tha në një intervistë për ‘Pobjeda’, Ivana Stradner, këshilltare në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington. Stradner është e mendimit se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dëshiron të sundojë si vendin e tij ashtu edhe rajonin, dhe se ai kur të dojë mund t’i vërë flakën Ballkanit në “lojën e tij balancuese” midis Lindjes dhe Perëndimit. Nga ana tjetër sipas saj, Rajoni është larg prioriteteve të Brukselit dhe Uashingtonit dhe se këta nuk ka asnjë strategji konkrete, përveçse të bëjmë gjithçka që situata të mos përshkallëzohet. Stradner gjithashtu ka folur edhe për situatën në Kosovë dhe ndikimin e Rusisë tek Serbia për të trazuar Ballkanin.

Advertisement