Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | SHBA mbyll hetimin e Banjskës/ Serwer tregon përmbajtjen – Shkrim nga NTV

Një muaj më parë, policia e Kosovës pengoi një tentativë rebelimi pranë manastirit ortodoks serb të Banjskës, në pjesën veriore të vendit. Qeveria e SHBA-së tani po qarkullon një raport paraprak hetimor prej 51 faqesh për Republikën e Kosovës, i cili është përmbledhur në blogun e Daniel Server, profesor në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins në Uashington. Këto janë disa nga pikat kryesore në konkluzionet e hetimit 1. Sulmi është kryer nga një grup paraushtarak prej rreth 80 personash të rekrutuar, të trajnuar dhe të caktuar posaçërisht për atë qëllim, me armë të rënda të Serbisë 2. Qëllimi i Beogradit ishte të nxiste reagimin e policisë së Kosovës ndaj agresorëve të future në manastirin e Banjskës, i cili mund të përdorej për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake serbe, gjoja për të shpëtuar qytetarët serbë të rrezikuar të Kosovës dhe pelegrinët nga Serbia 3. Plani përfshinte sfidimin, kërcënimin dhe vrasjen e mundshme të anëtarëve të KFOR-it, si dhe të Policisë së Kosovës, të cilët humbën një rreshterin Afrim Bunjaku 4. Zinxhiri komandues përfshin shtetin serb, presidentin dhe strukturat e sigurisë së të cilit janë ligjërisht dhe moralisht fajtor. 5. Dhjetra banditë që ikën në Serbi tani po mbrohen nga Beogradi prej drejtësisë

Advertisement