Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Shërbimi publik gjerman tregon pse po nxiton Vuçiç – Shkrim nga NTV

“Presidenti Aleksandër Vuçiç nxitoi të shpallte datën e zgjedhjeve të reja në Serbi, nën ndikimin e skandaleve, rënies së popullaritetit të parties së tij dhe çështjes së Kosovës. Por pavarësisht “fushatës nxitëse” kundër opozitës, fitorja e tij nuk është e garantuar” – Kështu shkruan shërbimi publik gjerman MDR. Në tekstin e korrespondentit të Beogradit, Andrej Ivanji, thuhet se qeveria serbe e Brnabiç nuk përmbahet nga “brutaliteti” për të ruajtur pushtetin. “Fushata e nxitjes kundër disidentëve po zhvillohet me stil në mediat besnike të pushtetit. Serbia është e mbuluar me postera në të cilët politikanët e opozitës paraqiten si tradhtarë, mercenarë të huaj, fashistë dhe kriminelë” – thuhet në tekst.

Advertisement