Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Shpallja e zgjedhjeve në Serbi nga Vuçiç, “blerje kohe” – Shkrim nga NTV

Pak ditë pasi mori mesazhe të qarta se duhet të bëjë hapa konkret në zbatim të Marrëveshjes Bazike, nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duke tentuar ‘’të blejë kohë’’ dhe ‘’të ulë presionin ndërkombëtar’’, vendosi të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat pritet të mbahen më 17 dhjetor, duke e lënë kështu dialogun “nën hije’’, i cili u intensifikua pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Që do ketë prolongim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë paskësaj, e pohon edhe Frank G. Wisner, ish i dërguar special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet rreth statusit final për Kosovën, teksa shton se kreu i shtetit serb nuk është i gatshëm “për kompromise”. “Zgjedhjet kanë ndikim në dialogun mes dy shteteve. Vuçiç vendosi për mbajtjen e zgjedhjeve në një fazë intensive të bisedimeve. Gjithashtu nuk e shoh Vuçiçin të gatshëm të lëshoj pe në dialog përsa i përket njohjes de facto të Kosovës. Vonesa, i shërben këtij qëllimi” – tha Wisner.

Advertisement