Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Situata në veri/ Nis zbatimi i planit të treshes Soros, Rama, Thaçi – Shkrim nga NTV

Gjendja në veri të Kosovës ende vazhdon të jetë e ‘ngrirë’. Serbia agresore nuk po tërhiqet, kurse Kosova po vazhdon me arrestimin e anëtareve te bandave kriminale që po veprojnë anë veri. Lidhur me situatën, juristi Muhamet Kelmendi ka thënë se momentalisht Serbia ka një pozitë të favorshme në Ballkan, dhe kjo i është mundësuar që nga nisja e luftës në Ukrainë. “Në kuadër të politikës gjeostrategjike të SHBA-ve dhe të NATO-s, Kosova është një pikë e vogël që nuk ka ndonjë peshë” – deklaroi Kelmendi duke shtuar: Serbia ka aftësi dhe kapacitete të krijojë konflikte luftarake në Bosnje e Hercegovinë, në Kosovë, në Malin e Zi dhe ne Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, këtë pozitë Beogradi e ka kuptuar shumë mire dhe po e perdor edhe si kërcënim ndaj perëndimit, përkatësisht SHBA-së, BE-së dhe NATO Sipas analistit Kelmendi, Organizata e Sorrosit ka paraqitur në vitin 2016 një plan për ‘botën serbe’ të hartuar në Beograd, me ane te se ciles, tani me krizen e re neper kembe, synohet ndarja e veriut, nje perpjekje e vjeter e nisur per tu praktikuar edhe nga dyshja Thaci-rama por qe deshtoi Më tej, Kelmendi, shton se “skenari” mund të jetë si më poshte…KFOR-i pritet të marrë rolin në veri, pastaj të mbahen zgjedhjet, të fitojë Lista Serbe, dhe të organizohet Acociacioni, ku realisht i bie që Kosova të humb pushtetin në atë pjesë. Fakt tjetër është edhe ideja që po qarkullon se në Serbi është duke levizur nje industry e tere lufte e cila, nen kontrollin e NATO-s, ka nisur prodhimin e armeve për Ukrainën. Nëse kjo qëndron, kuptohet se pozita e Serbisë është mjaft domethënëse dhe prej ketu I ka rrenjet edhe qendrimi perkedheles I SHBA dhe BE ndaj presidentit Vucic dhe Serbise.

Advertisement