Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Stuhi brenda koalicionit qeveritar në Serbi – Shkrim nga NTV

Kreu i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) Ivica Daçiç, shkaktoi një stuhi brenda koalicionit qeverisës me emrin e listës së tij. Presidentit serb Aleksandër Vuçiç nuk i ka pëlqyer promovimi me vetëbesim i kandidaturës së tij për kryeministër. Si konfirmim, pasoi një fushatë thuajse e përditshme tabloidike kundër zyrtarëve të lartë të SPS-së, teksa shumë politikanë të asaj partie po vazhdojnë të akuzohen për përvetësim. Ivica Daçiç ruajti gjakftohtësinë e tij tradicionale, duke thënë se nuk ka asgjë të keqe në këtë dhe se secila parti duhet të propozojë kandidatin e saj për kryeministër. Pra, nëse dëshirat dhe pritshmëritë e partive në pushtet plotësohen për sa i përket rezultateve zgjedhore, a do të thotë kjo se ne Serbi tashmë e dinë emrin e kryeministrit të ardhshëm?

Advertisement