Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Thaçi sot do ishte mbret e padishah/ 3 vite në Speciale – Shkrim nga Enver Bytyçi

Janë bërë tri vite që kur Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit, pasi Gjykata Speciale ngriti aktakuzë ndaj tij, për vrasjen e anëtarëve te Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas profesor Enver Bytyçi, Hashim Thaçi do të njihet si njeri që në Kosovë nxiti dhe inkurajoi korrupsionin dhe krimin e organizuar. “Megjithatë si kryeministër dhe president i Kosovës, Thaçi njihet si lider, i cili nxiti dhe inkurajoi korrupsionin dhe paligjshmërinë, shpërblimet për përkrahësit e tij dhe diskriminimin e kundërshtarëve. Ai ishte arkitekt i përçarjeve në Lidhjen Demokratike, ndërkohë që liderët e kësaj partie besuan ose u korruptuan prej tij. Të gjitha aktet negative në shtetndërtimin e Kosovës, Hashim Thaçi i realizoi duke angazhuar më së shumti disa të keqpërdorur prej tij në LDK, si Isa Mustafën, Skënder Hysenin, Lutfi Hazirin e të tjerë” – thotë Bytyçi, sipas të cilit Thaçi imitoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për çka përfundoi edhe në prehrin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Advertisement