Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Weber skeptik për dialogun: Dyshoj për progres, Vuçiç po luan – Shkrim nga NTV

Eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunëtori i Lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, është shprehur skeptik për të ardhmen e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka theksuar dyshimet e tij përsa i përket progresit në dialog, pasi sipas tij, presidenti serb, Aleksandçr Vuçiq, po luan dhe nuk është i interesuar të respektojë marrëveshjet. “Dyshoj se do të ketë progres në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak se Vuçic, ka një kohë të gjatë që po luan dhe nuk është i interesuar t’i respektojë marrëveshjet. Për çdo gjë, presidenti i Serbisë fajëson Kosovën se nuk është e interesuar për dialog, prandaj jam shumë skeptik për të ardhmen e këtij procesi. Ai madje i rezistoi edhe presioneve të Perëndimit duke mos i vënë sanksione Rusisë” – ka theksuar eksperti për Ballkanin Weber po ashtu ka komentuar edhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Serbi më 17 dhjetor, duke thënë se ato e dëshmuan qartë se atje bëhet fjalë për një regjim autokratik.

Advertisement