Connect with us

Bota

Ekspozimi ndaj kimikateve nxit gjendjen e rëndë të Covid-19

Covid-19 ka rikthyer vëmendjen tek Pfas (substancat per dhe polifluoroalkil) dhe për pasojat e mundshme të ekspozimit ndaj këtyre substancave. Një studim danez tregon se këto substanca mund të jenë përgjegjëse për format e rënda të Covid-19.

Pfas, substanca perfluoroalkil ose acide perfluoroalkil, janë një familje e përbërjeve kimike që përdoren kryesisht për të bërë materiale të ndryshme, të tilla si pëlhura, qilima, letër, veshje për kontejnerët e ushqimit, rezistente ndaj yndyrnave dhe ujit.

Ato përdoren gjithashtu për të veshur tiganët që nuk ngjisin ushqimin dhe në prodhimin e veshjeve mjeksore. Nëse përdoren në mënyrë të paligjshme dhe të pa kontrolluar Pfas mund të bëhen tepër të dëmshme për shëndetin. Këto substanca depërtojnë dhe përmes ujit kështu që mund të arrijnë në fushat bujqësore dhe produkte që i konsumojmë.

Studiuesit me në krye shkencëtarin Philippe Grandjean, analizuan gjakun e pacientëve për pesë përbërje Pfas. Studimi i kryer në Danimarkë në 323 persona pozitiv me Covid-19, tregoi se personat që kishin nivele të larta të një përbërje të quajtur acid perfluorobutanoic ose PFBA, kishin më shumë gjasa të sëmureshin me një formë të rëndë të koronavirusit.

Hetimi zbuloi se vetëm prania e acidit perfluorobutanoik kishte lidhje me ashpërsinë e infeksionit, për të mos folur më pas për mbivendosjesh të substancave kimike. Në fakt, më shumë se gjysma e atyre që kishin përjetuar keq virusin kishin nivele të larta të këtyre substancave në gjak.

Zbulimi i studimit danez tregon se megjithëse substancat dalin relativisht shpejt nga qarkullimi i gjakut, ai krijon një akumulim në mushkëri, të cilat janë organet e “preferuara” të Covid-19.Sipas Departamentit të Shëndetësisë të Minesotës, ky përbërës, i përdorur në veshje, elektronikë, kozmetikë e shumë gjëra të tjera, shkakton ndryshime në mëlçi dhe tiroide. Për më tepër, është në gjendje të shkaktojë një ulje të qelizave të kuqe të gjakut dhe kolesterolit, të favorizojë fillimin e kolitit ulçeroz, patologjive të fetusit dhe kancereve të veshkave dhe testikujve.

Marrëdhënia midis Covid-19 dhe Pfas u theksua gjithashtu nga një hulumtim tjetër, sipas të cilit efektiviteti i disa vaksinave anti-Covid mund të ulet për shkak të këtyre kimikateve.

Shkencëtarët nga Shkolla e Shëndetit Publik të Harvardit kanë zbuluar gjithashtu se fëmijët e ekspozuar ndaj Pfas kishin ulur ndjeshëm përqendrimet e antitrupave pas vaksinimeve kundër tetanozit dhe difterisë. Një studim pasues, i kryer mbi punonjësit shëndetësorë gjeti rezultate të ngjashme, duke konfirmuar rrezikun e këtyre përbërjeve.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *