Connect with us

Politike

Ekstradimi nga Dubai dhe Amerika Latina, Balla: ‘Kokat e krimit’ të kthehen në Shqipëri

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpol, Jürgen Stock në në Lion të Francës.

Balla thekson se ka ardhur koha t’i hapet rrugë ekstradimeve të bosëve të krimit nga Dubai dhe Amerika Latine. Fjala e ministrit Taulant Balla:

Jam sot në Lion, në selinë e Interpolit, ku u takova me Sekretarin e Përgjithshëm, Jurgen Stock dhe drejtuesit e tjerë të lartë të kësaj organizate, për të thelluar bashkëpunimin në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare, në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike si dhe në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit në përballjen me krimet kibernetike.

Kemi tashmë një listë personash në kërkim nga drejtësia shqiptare për krime të rënda të cilët fshihen prej vitesh, siç janë një numër i caktuar personash në Emiratet e Bashkuara apo në Amerikën Latine, ndaj të cilëve së bashku me Interpol na duhet t’i japim fund pandëshkueshmërisë. Ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë duhet të realizohet sa më shpejt.

Shqipëria ka një histori të gjatë bashkëpunimi me Interpol, duke filluar që nga viti 1991, bashkëpunim ky që është rritur dhe forcuar ndër vite paralelisht me nevojën për t’iu përgjigjur me efikasitet kërcënimeve globale me të cilat përballet shoqëria jonë si terrorizmi, krimi i organizuar, korrupsioni, trafiku i lëndëve narkotike.

Rrjetet kriminale janë në gjendje të trafikojnë drejt Shqipërisë, por dhe nga Shqipëria drejt Europës dhe sasi e lloje të ndryshme drogash, duke përfshirë kanabisin, kokainën, heroinën dhe metamfetaminën.

E ndërsa kufijtë ndërkombëtarë bëhen gjithnjë e më të depërtueshëm, aksesi ndaj drogës dhe abuzimi në përdorimin e saj janë bërë gjithnjë e më të përhapura, veçanërisht ndaj të rinjve.

Trafikimi i drogës shpesh shoqërohet me forma të tjera krimi, si pastrimi i parave ose korrupsioni. Rrugët e trafikimit mund të përdoren gjithashtu nga rrjetet kriminale për të transportuar produkte të tjera të paligjshme.

E ndërsa kriminelët gjejnë mënyra gjithnjë e më kreative për të fshehur produktet e krimit dhe për t’iu shmangur drejtësisë, shkëmbimi i informacionit në kohë reale me Interpolin sa i përket personat të arratisur është thelbësore për gjurmimin, lokalizimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të individëve dhe grupeve kriminale.

Në takimin që zhvillova me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit, pata mundësinë t’i shpreh atij vlerësimin për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Interpolit e strukturave tona të policisë dhe vullnetin /vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të forcuar më tej bashkëpunimin me këtë organizatë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Rezultatet mbresëlënëse të arritura deri më sot si rezultat i bashkëpunimit me Interpol, për lokalizimin dhe arrestimin e disa nga personave më të kërkuar nga drejtësia, do të thellohen edhe më tej në të ardhmen falë platformave multilaterale të bashkëpunimit të mundësuara nga kjo organizatë me të gjitha vendet ku strehohen trafikantë e grupe kriminale.

Me mbështetjen e INTERPOL-it, synojmë gjithashtu të rrisim kapacitetin e Policisë së Shtetit për të parandaluar, zbuluar, hetuar dhe goditur krimet kibernetike, të cilat kanë një ndikim masiv ekonomik dhe social mbi qeveritë, bizneset dhe individët në mbarë botën.

Politike

Propozimet e PD për reformën e pronës dhe të përndjekurit/ Basha: Ja çfarë do bëjmë në 2 vitet e para të qeverisjes

Kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar propozimet e kësaj force politike për reformën e pronës dhe të përndjekurit.

Prezantimi i programit është bërë nga Gjergji Hani, Besart Logu dhe Kristina Kaso, të cilët ishin pjesë e grupit të punës që ka hartuar propozimet për zgjedhjet e ardhshme politike.

Në Kuvendin Programor, Basha e cilësoi përmbushjen e reformës së pronës si “dita e parë e shqiptarëve të lirë, është dita e parë e Shqipërisë europiane.”

“Marrim përsipër brenda 2 viteve të para të qeverisjes tonë, krijimin e obligacionit për pronarët me vlerën e plotë të tregut për të gjithë pronat e shpronësuara të regjimit komunist të pagueshme çdo vit në masën 1/20, të tregtueshme që nga moment i emetimit, emetimi me vlerë të plotë i obligacionit të shtetit shqiptarë për të gjithë pronarët e shpronësuar të Shqipërisë.

 

 

Për të gjihë ata të shpronësuar nga regjimi komunist, për të gjithë ata që e shohin por nuk e prekin dot pronën për shkak të 7501, për të gjithë ata të cilët pronën e kanë parë të zënë e të zhvilluar gjatë procesit të ndërtimeve informale, me një të rënë ne do të marrim përsipër jo vetëm barrën financiare të konsiderueshme por dhe zgjidhjen e problemit të titujve sipas parimit kush e ka e gëzon, kujt i është zënë do të shpërblehet me vlerën e tregut me obligacionin shqiptar për pronarët.

Dita kur ky akt, kur kjo reform e munguar do të përmbyllet, është dita e parë e Shqipërisë së zhvilluar, është dita e parë e shqiptarëve të lirë, është dita e parë e Shqipërisë europiane”, u shpreh ndër të tjera kryetari i PD Basha në fjalën e tij në Kuvendin Programor.

Propozimet e programit të PD për Reformën e pronës dhe të përndjekurit:

– Rishikimi teresor i Ligiit 133/2015 “PER TRAJTIMIN E PRONËS DHE PËRFUNDIMIN E PROCESIT TË KOMPENSIMIT TE PRONAVE” dhe akteve nënligjore ne zbatim.

– Hartimin e një kuadri ligjor te konsoliduar që do te ndërtoje nje skemë efektive në lidhje me zbatimin e vendimeve të ish komisioni dhe të ish agjencisë te Kthim Kompensimit te Pronave, të cilat perbejne titull ekzekutiv.

– Rishikimin e bazës së të dhënave të deritanishëm të krijuar nga ATP.

– Koordinimi me gjykatat sa i takon rasteve të vendimeve të ndryshuara.

– Heqja e taksave dhe tarifave administrative/gjyqësore në procedurat e shpronesimit. Nje hap qe do të lehtësoje procesin për ish-pronaret dhe do të heqë barrat financiare të panevojshme nga supet e tyre.

– Respektimin e të drejtave të palëve të treta në mirëbesim për vendimet përfundimtare. Ne vazhdim Pronari duhet të ketë prioritet mbi palët e treta në keqbesim apo mirëbesim për cështjet qe jane në proçes dhe per ceshtje qe do te lindin në të ardhmen.

– Rregullimi i kuadrit ligjor për kërkesat ende te pa trajtuara. Trajtimi i cili do te behet sipas ligjit te kohes se aplikimit.

– Rregullimi i kuadrit ligjor në lidhje me rastet e interesit publik në mënyrë të qartë dhe shteruese, duke u përcaktuar rastet e interesit publik dhe duke sqaruar se jo çdo interes kombëtar apo lokal mund te justifikoje një shpronesim.

–              Krijimine një data base të vendinmeve përfundimtare sipas Ligjit të Pronës;

–              ” Rishikimin e hartës së vlerës, e cila të jetë unike për të gjitha rastet që trajtohen;

–              ” Përcaktimin e saktë të faturës financiare për ekzekutimin e vendimeve përfundimtare;

–              Kthimi fizik i plotë i pronës;

–              Kompensimi fizik me një tokë tjetër në vlerë të njëjtë.

–              Konsolidimi i fondit të tokave për kompensim fizik duke konsideratë edhe fondin e tokave të kaluara në inventar të pushtetit lokal; si dhe pronat e konfiskuara per efekt të ligjit antimafia përfshirë dhe rastet e kontratave PPP apo koncensioneve korruptive.

–              Kompensim me vlerë tregu të pronës së pakthyeshme përmes obligacionit shtetëror të emëtuarvetëm për këtë qëllim.

–              Thjeshtëzim i procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës.

Të përndjekurit

1 . Pajisja me status të përndjekjes politike, të të gjithë atyre që u pushkatuan, burgosën apo internuan për bindjet e tyre politike;

2 . Statusi i të përndjekurit politik të përfshihet si vlerë financiare me të njëjtin vlersim që gëzon statusi i ish ushtarakut;

3 . Zgjatja e afateve të shqyrtimit të mbi 2000 dosjeve të prapambetura që kanë mbetur të pavlerësuara nga Ministria e Drejtësisë.

4 . Mbështetja dhe promovimi i Institutit të të Kujtesës dhe Studimeve të Krimeve të Komunizmit, në bashkpunim me arkivat e ish Sigurimit të Shtetit, me qëllim bashkërendimin e punës së institucioneve dhe organizatave që trajtojnë të shkuarën komuniste në mënyrë që të ndikojë në rritjen e vetëdijes së përbashkët ndaj të shkuarës komuniste dhe pasojave të saj .

5 . Rishikimi i teksteve shkollorë, mbi baza shkencore e arkivore, të dhëna statistikore, që do të mundësojë një qasje rreale të brezit të ri, me të shkuarën tonë të afërt.  Qasje kjo që do ti përmbahet storicizmit, duke përjashtuar cdo interpretim ideologjik të fakteve historike.

6 . Promovimi i “Librave të Ndaluar”, apo akordimi i një fondi të posacëm për grumbullimin e dorshkrimeve në version digital për këto vepra që nuk u botuan kurrë për shkak të censurës së rregjimit komunist ndaj autorëve që vuajtën nëpër kampe-burgje komuniste apo u vranë për shkak se kundërshtuan versionin unik të interpretimit të rrealitetit, të imponuar nga rregjimi komunist.

7 . Rishikim i ligjit për të drejtën e informimit ndaj të kaluarës komuniste.

8 . Ligj i plotë për Lustracionin mbi pastërtinë e figurës publike të cdo funksionari.

9 . Krijimi i Muzeut Kombëtar të kujtesës së krimeve të Diktaturës Komuniste.

10 . Krijimi i një fondi nderi duke rishikuar emërtimet e shkollave, rrugëve e shesheve apo godinave publike, duke u dhënë atyre emrat e personaliteteve të shquara të kulturës, patriotizmit e kontributeve sociale, të cilët kanë qënë pre e regjimit komunist.

11 . Ngritja në Tiranë e një memoriali për dëshmorët e lirisë së ndërgjegjies të vrarë gjatë regjimit diktatorial komunist.

12 . Kthimi në Muze të Kujtesës se kampeve burg të Spacit, Qafë Barit e atij të Tepelenës, në mënyrë që e shkuara e errët të shërbejë si paralajmërim për brezat që vijnë se : “Kur vetëdija e një populli fle, historia e tij pjell përbindësha”.

13 . Rishikimi i vlerës së dëmshpërblimit të të burgosurve politikë, që ndonëse ishin dënuar me heqje lirie, u detyruan me anë të dhunës, e në shkelje qoftë me ligjet e kohës, ti nënshtroheshin punës së detyruar që ishte sa e dhunshme po aq dhe çnjerzore.

14 . Rikthim të dinjitetit të mohuar ndaj të përndjekurve politikë duke i dëmshpërblyer ata brënda mandatit të parë.

15 . Brënda mandatit të parë do të përmbyllet dëmshpërblimi i plotë për këdo që është gjallë nga të përndjekurit, duke ndjekur kriterin e moshës

16 . Subvencionim nga ana e shtetit në shërbimet shëndetësore për moshën e tretë të të përndjekurve

politikë.

17 . Kthimi i banesave e pronave të konfiskuara, aty ku është e mundur, ose konvertimi ekonomik i tyre me vlerën aktuale të tregut.

Continue Reading

Politike

“Shqipëria vendi më i korruptuar”/ Tabaku në KKIE: Çfarë plani ka qeveria

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku njëherazi dhe drejtuesja e Këshillit Konbëtar të Integrimit Europian gjatë fjalës së saj në KKIE, u ndal edhe te korrupsioni në vendin tonë, teksa thekson se Shqipërisë i mungon një strategji se si të dalë nga kurthi i korrupsionit.

Sipas Tabakut, shqiptarët jetojnë sot në vendin më të korruptuar, ndërsa më tej ajo përmend luftën kundër blerjes së votave deri tek pastrimi i parave që sipas saj vijnë jo vetëm nga krimi i organizuar por edhe nga korrupsioni i niveleve më të larta.

Bazuar në raportin e SPAK, Tabaku ka ngritur disa pyetje mbi luftën kundër korrupsionit ndërsa thekson se lufta kundër tij duhet të nisë nga parandalimi. Sipas saj ministria e luftës kundër korrupsionit duhet të ketë një plan dhe strategji se si duhet të implementohet parandalimi.

Fjala në KKIE e Tabakut:

Një vit më parë beteja e opozitës nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian ka qenë vendosja përpara përgjegjësisë qeverinë që mohonte korrupsionin dhe endemizmin e tij në gjithë strukurën e shtetit shqiptar. Ndërkohë që SPAK vazhdonte një betejë për luftën kundër korrupsionit, ndërsa opozita shkonte për të dorëzuar në SPAK kallëzimet penale të çështjeve që ka denoncuar me kohë kishim një qeveri që mohonte edhe pse raportet e ndryshme përfshirë dhe raportin më të rëndësishëm që ne analizojmë në këtë Këshill, Progres raportin flisnin për rritjen e korrupsionit.

Kritika e opozitës ishte e njëjtë me atë të Progres Raportit 2023; Shqipërisë i mungonte dhe i mungon një strategji se si të dalë nga kurthi korrupsionit. Shqiptarët jetojnë sot në vendin më të korruptuar pasi qeveria nuk ka ende një strategji. Ndërkohë që kërkesa e opozitës për të ngritur në nivel ministerial luftën kundër korrupsionit morri një përgjigje nga qeveria që pranoi të bënte disa hapa pas duke parë realitetin dhe jo duke i besuar propagandës.

Pak javë më parë në Komisionin e Ligjeve raportoi kryetari i SPAK. Shqetësimi mbi luftën kundër blerjes së votës është ngritur prej meje një vit e gjysmë më parë duke kërkuar realisht prej SPAK një strategji për luftën kundër blerjes së votës që bëhet edhe nga paratë e korrupsionit. Ndjehem mirë teksa dëgjoj se do ketë një strategji të tillë që do të na prezantohet në janar 2025,

E dëgjova shqetësimin e SPAK në lidhje me pastrimin e parave që vjen jo vetëm nga krimi organizuar por edhe nga korrupsioni i niveleve të larta. Mjaftojnë disa dosje të publikuara nga SPAK që tregojnë se si paratë e korrupsionit janë pastruar përmes ndërtimit apo blerjeve të pronave. Një vit më parë grupi parlamentar i Partisë Demokratike propozoi ndryshime të qarta ligjore për të parandaluar pastrimin e parave përmes fondeve të korrupsionit që fatkeqësisht u rrëzua.

Sikundër një tjetër propozim i grupit parlamentar të PD në lidhje me çështjet e Prokurimeve Publike, krijimin e një pasaporte publike të tenderave u rrëzua nga shumica edhe pse shkonte konform shqetësimeve të ngritura në progresraportin e BE, shqetësimeve në raportin e SPAK dhe shqetësimeve nga dhomat e ndryshme tregtare.

I mora këto tre shembuj në hyrje të kësaj mbedhje për të dëshmuar që kemi qenë këtu për të folur se si mund dhe duhet parandaluar korrupsioni. Kemi propozuar mënyrë dhe rrugë se si mund të jemi efektivë dhe se si parlamenti mund të jetë një armë në shërbim të kësaj lufte duke mos ia ngecur gjithë peshën SPAK. Prandaj kam përsëritur mungesën e një vullneti politik dhe sot na duhet të kuptojmë sa real është ky vullnet.

Pyetje bazuar mbi Progresraportin dhe raportin e SPAK;

–        Lufta kundër korrupsionit duhet të nisë nga parandalimi. A ka ministria e luftës kundër korrupsionit një plan dhe strategji se si duhet të implementohet parandalimi?

–        Qeveria ka implementuar disa strategji në luftën kundër korrupsionit, janë katër apo 8 të tilla. Ndonëse ajo ka deklaruar efektivitetin e tyre ne shohim që ka një përkeqësim ku nga petty corruption kemi kaluar në nivele të tjera korrupsioni. A ka hapësira si mund të luftohet?

–        Siç edhe SPAK shkruan në raport, vërehet se si funksionarë të lartë  përdorin forma në dukje ligjore për të përfituar para nga buxheti i shtetit. Raste të tilla ka plot; cfarë plani pune operative ka qeveria shqiptare për të bllokuar këto rrugë?

–        A ka kryer ministria juaj që më herët ka qenë një drejtori dhe znj Pirdeni koordinatore e luftës kundër korrupsionit, një analizë për ligjet e ndryshuara dhe nëse ndryshimi i këtyre ligjeve i ka hapur rrugë krijimit të një korrupsioni që SPAK në raport e tij e cilëson si “shkeljen e barazisë në tendera” apo dhe “veprime të sofistikuara me koncesionarin/PPP” që kanë ardhur si pasojë e këtyre ndryshimeve?

–        Në raportin e SPAK evidentohet se ka një element të rëndësishëm siç është ai i korrupsionit pasiv të funksionarëve publikë që sipas SPAK  janë “Të gjithë personat e përfshirë si ndërmjetës veprojnë së pari, për të mbuluar natyrën e vërtetë të veprimit të paligjshëm, dhe së dyti, për përftim material, por dhe përfitim në formë dhënie aksesi të paligjshëm në fonde të tjera publike.” Çfarë plani ka Ministria e Luftës Kundër Korrupsionit karshi këtyre funksioanrëve? Çfarë strategjie implementimi të luftës kundër korrupsionit do të aplikohet ndaj tyre?

Continue Reading

Politike

“Do të kërkojmë dorëheqjen e Ramës…”/ Berisha thirrje qytetarëve, tubim para Kuvendit

Ish-kryeministri Sali Berisha, u ka kërkuar qytetarëve të jenë pjesë e protestës që do të mbahen të enjten para Kuvendit.

Në një videomesazh, ai u shpreh se ajo që qytetarët dinë në lidhje me aferat, është vetëm maja e ajsbergut.

Berisha bëri me dije se në protestën e së enjtes do të kërkohet dorëheqja e kreut të qeverisë Edi Rama, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

“Nëse do njiheshit me dosjet e Metamorfozës, e 7 familjeve mafioze që u larguan nga Shqipëria pa u hyra ferra në këmbë, nëse do njiheshit me përmasat e dosjes “MCGonigal”, do kuptonit se ajo që keni dëgjuar vetëm një kapitull nga ajo që kërcënon qenien, pasuritë, jetën, fëmijët tuaj.
Ndaj ju bëj thirrje, ditën e enjte në orën 11:00 të grumbullohemi para Parlamentit për të kërkuar dorëheqjen e Ramës, kalimin në një qeveri teknike dhe në zgjedhje të ndershme. Lini çdo gjë dhe jini para Parlamentit”, tha Berisha.

Continue Reading

Politike

Akuzat e Ahmetajt, Rama në RAI3: I takon barra atij që akuzon të paraqesë provat

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur RAI3, lidhur me akuzat që ish zëvendëskryeminsitri Arben Ahmetaj ka bërë në drejtim të tij.

Kreu i qeverisë theksoi se i takon barra atij që akuzon të paraqesë provat, nëse ka.

Pjesë nga intervista

Rai3: Kemi folur me një eksponent, ish-eksponent të rëndësishëm të qeverisë suaj, i cili pretendon se vitet e kaluara, shpesh, gjatë mbledhjeve zyrtare të qeverisë, ka paralajmëruar për kanabizimin  dhe se ju keni thënë që do të jetë një “boost”, një kontribut i rëndësishëm për ekonominë, do të zhvillojë shqiptarët. A është e vërtetë?

Rama: Nuk di me kë keni folur, po unë nuk do iu besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit. Kështu e mendoj unë. Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht, por vetëm mund të mëshirohen.

Rai3: I njëjti person pretendon se në këtë zyrë kanë ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptare dhe që ju i keni takuar këtu.

Rama: I njëjti burim.

Rai3: Po.

Rama: Atëherë, duhet të jetë një burim tërësisht i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë.

Rai3: E, megjithatë, ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në qeveritë tuaja.

Rama: Ah! Kemi një thënie ne në Shqipëri, “pyll pa derra nuk ka”.

Continue Reading

Politike

Akuzat për të vëllanë, Rama në RAI 3: Ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka lidhje! T’i lihet në dorë drejtësisë

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për RAI 3, ka folur edhe në lidhje me akuzat që janë bërë ndaj vëllait të tij, Olsi Rama.

Ai shprehet se kjo është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka asnjë lidhje, por akuzohet vetëm se është vëllai i tij, pasi sipas tij fakti nuk ekziston.

“Është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka asnjë lidhje, në jetën e dikujt që akuzohet vetëm se është im vëlla, sepse fakti nuk ekziston,” shprehet Rama,

Rama shton se vëllai i tij ka ngritur edhe një padi për shpifje dhe shpreson që kjo gjë të sqarohet nga drejtësia.

Pjesë nga intervista:

Rai3: Ne kemi përmendur edhe vëllain tuaj, Olsi Rama.

Rama: Që është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka asnjë lidhje, në jetën e dikujt që akuzohet vetëm se është im vëlla, sepse fakti nuk ekziston. Po ashtu, ai ka ngritur edhe padi dhe tani shpresoj që edhe kjo gjë do të sqarohet nga prokuroria e posaçme.

Po, e kuptoni? Ju jeni shërbimi publik italian, nuk jeni një kanal shqiptar që bën si të dojë, sepse, në fund të fundit, të flasësh për të tilla gjëra të thuash që, i vëllai, aaa është akuzuar. I akuzuar nga kush, i akuzuar për çfarë? Pastaj, ku janë provat? Pastaj, këto “prova”, janë tani, shpresoj nën hetim.

Rai3: Di që është rihapur hetimi pas emisionit.

Rama: Janë nën hetim, pasi ai ka paraqitur padi për shpifje, kështu që këtu i duhet lënë në dorë drejtësisë. Por t’i marrësh gjëra të tilla e të formosh një mozaik me copëza që janë të gjitha gjysmë të vërteta. Janë të gjitha gjysmë të vërteta dhe për këtë arsye gjysmë të vërtetat janë gënjeshtrat më të mëdha, mashtrimet më të mëdha.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING