Connect with us

Kronike

Ekzekutoi biznesmeni italian në Tepelenë, del FOTOJA e autorit të vrasjes, punon si çoban

Personi që shihni në foto është Kamber Sulçaj, autori i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit. 48-vjeçari është i shpallur në kërkim nga policia për 3 vepra penale; vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.

Nga hetimet dyshohet se Sulçaj, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt biznesmenit italian dhe personave që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara. Policia gjithashtu njoftoi se ka sekuestruar nga vendngjarja, automjetet e viktimës dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu.

Advertisement