Pinknews
Elegancë dhe sensualitet, Oriola Marashi shkëlqen në fotot e fundit

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka befasuar ndjekësit e saj në Instagram së fundmi, me një seri fotosh që shfaqin elegancën dhe stilin e saj të pakrahasueshëm.
Një ndër fytyrat më të njohura në industrinë e modës shqiptare, Oriola ka demonstruar edhe një herë pse konsiderohet si një ikonë e modës për shumë të rinj e të reja.
Në imazhet e para, Oriola vë në pah një futan elegant të zi, i gjatë deri në fund të këmbëve.
Ndërrimi i veshjes sjell një atmosferë tjetër, ku Oriola shkëlqen në një fustan me dizajne të luleve, që përshtatet bukur me formën e saj.
Në fotografitë e fundit, modelja kalon nga eleganca formale në një stil më “casual”, por pa humbur asnjë pjesë të shkëlqimit që e përshkruan.

