Connect with us

Sport

Eliminimi i Interit nga Europa i bën “nder” skuadrave të tjera italiane, por Konte e ka fituar gjithmonë titullin kur…

Pas tri vitesh do të jenë të pranishme gjashtë skuadra italiane në fazën me eliminim direkt, të gjitha të kualifikuara, përveç Interit të Antonio Kontes. Shkoi më mirë në sezonin 2017-’18.

Roma dhe Juventusi prenë biletën për 1/8-at e Ligës së Kampioneve, Napoli shkoi në Ligën e Europës, duke gjetur Milanin, Atalantën dhe Lacion që kaluan grupet përkatëse. Nëse flasim për shtatë italiane që kanë kaluar fazën, në sezonin 2008-’09 është regjistruar hera e fundit. Dalja e zikaltërve nga kupat europiane do t‘u lejojë skuadrave të tjera “axurre” që të përfitojnë më shumë nga shpërndarja ekonomike e UEFA-s.

Konte tani do të ketë vetëm kampionatin (dhe Kupën e Italisë) si angazhim për pjesën e mbetur të vitit, kur ka ndodhur më përpara, me Juventusin dhe Çelsin, trajneri gjithmonë ka fituar titullin.

PANORAMASPORT.AL

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *