Connect with us

Kronike

EMRI/ 50-vjeçari humb kontrollin e makinës, thyen dy këmbët

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur sot në aksin Borsh-Sarandë. Sipas të dhënave të para të siguruara nga Policia e Shtetit, 50-vjeçari Gazmend Caushaj po kthehej nga puna dhe ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, 50-vjeçarii  ka thyer dy këmbët dhe pas mjekimit në spitalin e Sarandës, është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Por pavarësisht dëmtimeve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të shtetasit shtetasi G. C., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë orëve të para të datës 14.07.2023, ky shtetas, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Borsh-Sarandë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Pas mjekimit në spitalin e Sarandës, 50-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement