Connect with us

Kronike

EMRI/ I dënuar për pla’gosje me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia në pikën kufitarë të Hanit të Hotit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai sihte në kërkim nga autoritet. I arrestuari është identifikuar si Vuksan Gjoni.

Gjoni ishte në kërkim pasi ishte dënuar nga drejtësia italiane për plagosje. Ai është i dënuar me 6 vite dhe 8 muaj burg. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për ekstradimin e 42-vjeçarit në Itali.

Njoftimi i policisë:

PKK Hani i Hotit/ I dënuar nga autoritetet italiane, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për plagosje, kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 42-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin:

Vuksan Gjoni (Guri), 42 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Itali.

Advertisement