Kronike

EMRI/ U nxorr i gjallë nga rrënojat e tarracës, por 55-vjeçari nuk i mbijeton dot plagëve

Janë nxjerrë nga rrënojat dy anëtarë të një familje që kishin mbetur të bllokuar nën rrënojat e banesës, pasi u shemb tarraca. Ngjarja ndodhi në Qerret, Durrës.

Kryefamiljari Shaban Shehi u nxorr në gjendje të rëndë nga rrënojat, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Ndërsa personi tjetër është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

TRENDING

Exit mobile version