Bota

Erdogan kërcënon Greqinë: Do tju vijmë natën

Tone të larta mes Greqisë dhe Turqisë për ishujt e Egjeut, diplomacia në terren

Tensionet e larta në Mesdheun lindor midis Greqisë dhe Turqisë kanë zbritur në terren

Diplomacia ndërkombëtare është pozicionuar fort  pas deklaratave të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili akuzoi Greqinë për vendosjen e bazave ushtarake në kufi dhe shkeljen e hapësirës ajrore të saj.

“Durimi ka një kufi – tha Erdogan – do të bëjmë atë që duhet, do tju vijmë natën”.

Në një vizitë në Athinë, ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna, shprehu afërsinë e saj me Greqinë

“Pa hezitim, Franca ka qenë gjithmonë në krah të Greqisë dhe Qipros kur është e nevojshme dhe kur sulmet ndaj sovranitetit mund të jenë një tundim për vendet fqinje. Prandaj ne do të vazhdojmë të jemi përkrah Greqisë” – tha ajo.

“Dëshiroj t’i këshilloj ata që ëndërrojnë sulme dhe pushtime të mendojnë 3 ose 4 herë. Ne jemi në gjendje të mbrojmë atdheun tonë dhe pavarësinë tonë territoriale”, deklaroi nga ana e tij ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Nga Bosnja, Erdogan nuk e ka ulur tonin

“Kur themi se mund të arrijmë natën do të thotë se mund të arrijmë befas – përsëriti presidenti turk – Pse e thashë këtë? Ata i kanë këto ishuj në duart e tyre dhe në këto ishuj ka baza dhe shumë të tjera. Nëse kërcënimet ilegale vazhdojnë, edhe durimi ynë do të marrë fund”.

Edhe Shtetet e Bashkuara janë shprehur gjithashtu, duke i cilësuar kërcënimet e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ndaj Greqisë “të padobishme” dhe duke theksuar se sovraniteti grek mbi ishujt e Egjeut “nuk është në pikëpyetje”.

TRENDING

Exit mobile version