Connect with us

Kosova

Escobari paralajmëron ‘Takim të Madh’ për dialogun/ Deklarata e emisarit amerikan

Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, paralajmëroi për një takim midis Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE) mbi çështjen e dinarit, i cili pritet të mbahet të martën e 19 marsit.

Ai tha para gazetarëve se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), përveçse u shkaktoi vështirësi komunitetit serb, vështirësoi edhe marrëdhëniet midis administratës amerikane dhe Qeverisë së Kosovës.

Së këndejmi, top-diplomati amerikan shtoi se shpreson që Kosova të tregohet “fleksibile” në takimin e radhës.

“Duhet të pranoj se marrëdhinet tona janë në vështirësi për momentin dhe këto vështirësi janë për shkak të trajtimit të minoritetit serb. Është për të ardhur keq. Kjo është çështje emergjente humanitare që duhet adresuar menjëherë. Shpresoj që qeveria është pajtuar të jetë fleksibile”, – deklaroi Escobar.

Takimi i 19 marsit në Bruksel me shumë gjasë do të jetë në nivel të kryenegociatorëve. Emisari Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi javën e kaluar pas vizitës në Prishtinë se do t’i ftojë kryenegociatorët e të dyja palëve për diskutime të mëtejshme për çështjen e dinarit, teksa diplomati sllovak të premten viziton Beogradin.

Advertisement