Kosova
Expressi britanik tregon planet e Serbisë, ngre alarmin
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shkaktuar shqetësim pas një komenti të ashpër për të ardhmen e vendit të tij.
“Me një postim në rrjetet sociale të martën, presidenti serb bëri bujë në përgjigje të një kërcënimi të paspecifikuar për vendin e tij dhe Republikën Srpska, etnitetin serb në Bosnje” – keshtu shkruan e përditshmja britanike Express.
Vuçic ka shkruar në Facebook se Serbinë e presin ditë të vështira. Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lloj lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit, por ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat tona jetike kombëtare, si të Serbisë ashtu edhe të Republikës Srpska.
Politikani populist shtoi edhe se: “Në ditët në vijim do ta prezantoj popullin e Serbisë me të gjitha sfidat që e presin, porse, sic tha ai, Serbia do të fitojë”.
Expresi britanik shkruan se ekziston shqetësimi se Serbia po përgatitet për luftë dhe ky shqetësim është shtuar së fundmi.
Në shtator, Shtëpia e Bardhë dënoi grumbullimin “e paprecedentë” të trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën, një vend që Beogradi nuk e njeh.
“Përveç kësaj, vitin e kaluar në shtator, persona të armatosur serbë sulmuan policine e Kosovës, vranë një efektiv dhe me pas u barrikaduan në një manastir” – shkruan media britanike
Tensionet midis Serbisë dhe Bosnjës janë gjithashtu të larta lidhur me Republikën Srpska, pasi udhëheqësi i saj Milorad Dodik premtoi në dhjetor të shpallte pavarësinë e plotë për rajonin.
Vuçiq dhe Dodik u takuan personalisht më 27 mars për të diskutuar përgatitjet për Asamblenë e madhe të Pashkëve – një ngjarje që do të zhvillohet nga 5 deri më 6 maj, gjatë së cilës do të merren “vendime të rëndësishme”, tha presidenti serb.