Bota

Familja greke paguan 2500 euro një çeçen që të heq qafe dhëndrin shqiptar

Është hedhur dritë sërish mbi rastin tragjik të ekzekutimit të një shqiptari përmes një kontrate vdekjeje në Veria të Greqisë. Ky rast tronditi shtetin helen verën e vitit 2014.

Gjykata ka vendosur të mos e lehtësojë vendimn për çeçenin 48 vjeçar me inicialet S.V. i cili ëstë i dënuar me burgim të përjetshëm për “vrasjen me kontratë” të një 43-vjeçari me origjinë shqiptare për shkak se vjehrrit e tij nuk e donin atë si burrin e vajzën së tyre

Ata i caktuan çeçenit shumën prej 2500 euro “vrasje me kërkesë” të dhëndrit të tyre D.S i cili ishte martuar me vajzën e tyre me martesë civile sepse ishte “i varfër, më i madh, i divorcuar dhe me dy fëmijë të mitur”. Në të vërtetë, në gusht 2014, S.V. së bashku me nipin e tij 37-vjeçar e mbytën me litar shqiptarin dhe e varrosën në një zonë të pyllëzuar.

Sipas vendimit së Lartë, 43-vjeçari ishte i martuar me F.D, por ata u divorcuan dhe ajo u largua nga shtëpia bashkëshortore dhe dy fëmijët e tyre të mitur jetonin me babain e tyre. Megjithatë, D.S krijoi një lidhje dashurie me 30-vjeçaren E.M., e cila është 13 vjet më e vogël se ai, me të cilin lidhi një martesë civile në maj 2014.

Prindërit e E.M. nuk e kanë miratuar këtë martesë me D.S, me të cilin kanë qenë në marrëdhënie miqësore në të kaluarën dhe janë përpjekur ta distancojnë atë nga ai. Prindërit kanë bërë vizita të paparalajmëruara në shtëpinë e çiftit dhe kanë debatuar me vajzën e tyre, ndërsa përpjekjet e tyre për ta bindur të largohej nga bashkëshorti kanë qenë të vazhdueshme, por pa rezultat.

S iu drejtua gjykatës dhe me urdhër, vjehrrit iu ndalua t’i afroheshin shtëpisë së tij. Megjithatë, babai i 30-vjeçares nuk u dorëzua. Kështu, një mik i familjes e prezantoi atë me S. B, i cili “i cili ishte liruar së fundmi nga burgu, nuk e njihte deri atëherë D.S, ishte i papunë dhe në nevojë të madhe për para”, ndërsa “në të kaluarën ai ishte akuzuar për tre vrasje, në gjendje të qëndrueshme mendore”.

Babai i 30-vjeçares i ka kërkuar S.V., për të vrarë dhëndrin e tij “duke vepruar vetëm ose së bashku me persona të tjerë në këmbim të një tarife prej 2500 euro, nga të cilat ai do t’i jepet paradhënie 1500 euro, ndërsa shumën e mbetur prej 1000 euro do t’i jepeshin më vonë.”

I dënuari e ka pranuar propozimin dhe babai i vajzës i ka dhënë paradhënien prej 1500 euro, ndërsa përveç kësaj “i ka dhënë një përshkrim të plotë të viktimës së mundshme dhe informacione për profesionin dhe zakonet e tij të përditshme dhe i ka treguar se për shkak të fiziku dhe pamja superiore atij do t’i duheshin të paktën dy persona për të ekzekutuar kontratën.

Në të vërtetë, S.V. u bashkua me nipin e tij, me të cilin hartuan planin e veprimit, pasi kishin blerë më parë litar. Ata e vendosën jashtë fshatit dhe ndërsa viktima e mundshme kalonte me makinën e tij, “i bllokuan rrugën duke pretenduar se donin të flisnin me të për ndonjë punë, e bindën të dilte nga makina. Makina e shqiptari mbeti drita ndezur, derën hapur dhe çelësin në ndezës, ndërsa në sediljen e pasagjerit kanë mbetur të gjitha sendet personale, përfshirë celularin.

Në makinën e çeçenit e kanë çuar atë në një zonë të shkretë 1.5 kilometra jashtë fshatit “e kanë rrahur duke i shkaktuar gërvishtje dhe mavijosje si dhe thyerje të dhëmbëve dhe më pas e kanë mbytur me litar duke i shkaktuar mbytjen”. Pastaj hapën një gropë “i hoqën rrobat përveç të brendshmeve që kufoma të dekompozohej më shpejt dhe e varrosën përafërsisht” dhe i hodhën degë sipër.

Pas zhdukjes së tij nisën menjëherë hetimet nga policia e Imathia. Kamerat identifikuan autorët, të cilët tentuan pa sukses të dokumentonin një alibi, duke pretenduar se në momentin e ngjarjes kanë qenë me persona të tjerë, të tretë, se 1500 eurot ishin huazuar etj. Megjithatë, 48-vjeçari është thyer gjatë marrjes në pyetje dhe ka treguar varrin e të huajit, jashtë Verias, në vendin e e quajtur Patrida.

48-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa me të njëjtin dënim vjehrri i viktimës dhe nipi 37-vjeçar i autorit, ndërsa bashkëshortja e 54-vjeçarit me 12 vite burg, shkruajnë mediat greke.

Çeçeni apeloi në Gjykatën e Lartë duke kërkuar që vendimi i apelit të anulohej duke përmendur mungesën e arsyetimit dhe arsye të tjera procedurale. Juristët e Departamentit të 5-të Penal i hodhën poshtë si të pabaza dhe të paqarta të gjitha pretendimet e tij, duke vërtetuar vendimin e apelit.

TRENDING

Exit mobile version