Connect with us

Aktualitet

Fantazma ballkanike/ Sjellja e SHBA & BE ndaj Vuçiç – Shkrim nga Edward Joseph | Editorial NTV.AL

A janë të gjithë të vetëdijshëm se Beogradi po e rishikon të kaluarën e vet në Ballkan dhe po e shtrembëron realitetin aktual të pushtimit brutal të Rusisë? A ka një vijë të drejtë midis mohimit të masakrës së Reçakut nga Vuçic dhe promovimit të agresionit rus në Ukrainë nga ana e Beogradit? Në fakt, një shkrim i New York Times nuk flet aspak per nje lloj minimizimi të rolit të qeverisë serbe në nxitjen e adhurimit ndaj Putinit dhe mbështetjen për pushtimin rus dhe autoritarizmin rus dhe kinez. Kush në Serbi bën dallimet kruciale midis bombardimeve të NATO-s të vitit 1999 dhe dhunës të sotme ruse në Ukrainë? Kush përmend ngjashmëritë midis mizorive ruse sot dhe mizorive serbe në vitet 1990? Politika dhe shoqeria. Dhe ndërkohë narrative mbetet e njëjtë: Ne jemi viktima. Pikërish këtu qëndron e gjithë çështja – Mohimi i së kaluarës nuk është një fazë e përkohshme për Vuçiçin apo për Putinin. Qëllimi është të ‘transformohet autori i krimit në viktimë. Nga ana pozitive, përqafimi i së vërtetës dhe pranimi i përgjegjësisë hap rrugën për pajtim të vërtetë, siguri të ndërsjellë dhe bashkëpunim ekonomik. Pasi Mali i Zi i kërkoi falje Kroacisë për bombardimin e Dubrovnikut dhe ndjekjen penale të autorëve, marrëdhëniet e tyre sot janë të shkëlqyera. Disa vite më parë, Parlamenti serb bëri një hap të madh drejt njohjes së gjenocidit në Srebrenicë. Por nën regjimin e Aleksandër Vuçiç, Beogradi ka ndryshuar kurs, duke nderuar kriminelët e luftës. Masakra e Rusisë në Bucha ka reduktuar hapësirën e manovrimit të Vuçiçit. E kaluara e turpshme të Serbisë në Reçak, Srebrenicë, Sarajevë dhe Vukovar, është e njëjtë me vrasjet masive në Ukrainë, si në Mariupol edhe Vukovar, me ndryshimin e vetëm – numri i viktimave Tani që zgjedhja serbe, qëndrimi ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë ka mbaruar, është koha që zyrtarët e SHBA/BE të avancojnë interesat perëndimore mbi kërcënimin ndaj sigurisë perëndimore që po paraqitet nga regjimet e korruptuara autokratike në Moskë dhe në Beograd. Interesat e SHBA/BE avancohen duke mbajtur Serbinë përgjegjëse për të njëtat standarde – as më të larta as më të ulëta – si fqinjët e saj. Fqinjët e Serbisë me shumicë ortodokse kanë dënuar luftën e Putinit dhe kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Interesat e SHBA/BE avancohen duke parë jo vetëm atë që thotë Vuçiç në tryezat diplomatike në Bruksel për brutalitetin rus në Ukrainë, por edhe për çfarë mediat serbe (nën ndikimin e qeverisë) u thonë qytetarëve serbë për luftën e Putinit. Interesat e SHBA/BE avancohen jo nga klisheja ‘shikoni nga e ardhmja, jo nga e shkuara’, por duke këmbëngulur në përgjegjësitë për të kaluarën si rrugë drejt një të ardhmeje të begatë. Kë gënjen mendja që Ukraina pas përfundimit të luftës, ‘të shikojë nga e ardhmja’ pa u vënë para përgjegjësisë Kremlini

Advertisement