Në grahmat e një vetmie të re, do të na duhet të merremi me një vizion më të pasigurt të jetës, ku jemi më pak të pavdekshëm.
Në fakt, ne do të detyrohemi të qëndrojmë gjithnjë e më shumë me veten dhe me familjen tonë.
Epoka e tepërt, ajo e ndikuesve, do të marrë fund, sepse kur jeta dhe shëndeti janë në rrezik, shfaqen vlera që ne i kishim hequr. Mund të ketë disa përmirësime: një pastrim nga mbingarkesa e sipërfaqësisë që ka karakterizuar këtë shekull dhe një forcim i lidhjeve emocionale.
Nuk mendoj se do të jemi më vetëm, aq sa “përndryshe vetëm”. Njerëzimi gjithmonë ka ditur të menaxhojë vështirësitë. Historia dhe konfliktet botërore që karakterizuan shekullin e njëzetë na mësojnë këtë.
Tani jemi në një fazë të ndryshimit epokal. Për rreth një shekull, në fakt, njerëzimi nuk ka pësuar ndryshime të rëndësishme dhe tani po përballet me diçka epokale.
Që do të vinte herët a vonë ishte e parashikueshme, edhe nëse askush nuk mund ta imagjinonte se do të ishte një epidemi që do të ndryshonte jetën tonë ndoshta përgjithmonë.
Umberto Galimberti