Connect with us

Aktualitet

“Financial Times” akuzon BE-në për sjelljen e Aleksandër Vuçiçit

Në një analizë të prestigjozes “Financial Times” kushtuar cilësisë së demokracisë në Serbi, politikës së jashtme pro-ruse dhe ngërçit në dialogun Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve, kritikohet ‘qasja e butë’ e eurokratëve të Bashkimit Evropian ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, teksa dhe jepen disa arsye pse evropianët ndjekin këtë politikë. Në radhë të parë, një ndër aryset pse BE-ja minimizon deficitet serioze të regjimit të Vuçiçit, sipas gazetës britanike, qëndron tek fakti se qeveritë evropiane i frikësohen rikthimit të krizës së refugjatëve dhe emigrantëve që përfshiu Evropën Juglindore dhe tronditi vetë BE-në përgjatë viteve 2015 dhe 2016, ndërsa bashkëpunimi i Serbisë në këtë drejtim shihet si preventivë. “Në mars, Ylva Johansson, komisionerja për çështjet e brendshme të BE-së, vizitoi Beogradin dhe lavdëroi autoritetet serbe për frenimin e migrantëve. Bashkëpunimi për migracionin ishte temë kryesore edhe ne vizitën e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Beograd, në muajin dhjetor” – thuhet në artikullin e gazetës së njohur britanike.

Advertisement