Sport

Fitorja e 4-t radhazi për “parisienët”, PSG kap me spektakël vendin e parë

“Gjigantët” francez të Paris Saint-Germain kanë arritur një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të premteje, teksa në “Parc des Princes” kanë mundur me rezultatin e thellë, 3 me 0, skuadrën e Montpellier, në sfidën e vlefshme për javën e 11 të Ligue 1. Një gol për kokë nga Lee Kang-In, Zaire-Emery e Vitinha, në minutat 10’, 58’ e 66’ i mjaftuan kampionëve në fuqi të Francës për të vijuar ecurinë fantastike në kampionat teksa tashmë numërojnë plot 4 fitore radhazi në elitën e futbollit francez. Përsa i përket renditjes, skuadra e Luis Enrique tashmë ngjitet në vendin e parë të tabelës, me 24 pikë, 2 më shumë se Nice e vendit të 2-të, por që ende nuk e ka zhvilluar sfidën e kësaj jave, ndërsa Montpellier mbetet në vendin e 10 të tabelës me vetëm 11 pikë.

TRENDING

Exit mobile version