Connect with us

OPINION

“Fletërrufeja” që po na i rrezikon “heronjt” politik!

Nga Hisen Berisha

Pushtetet e qeveritë me prirje diktatoriale komuniste e fashiste, krijojnë konspiracione si mekanizma për tu mbajtur në pushtet.

Kjo ndodhë kur janë me agjenda të dëmshme për interesat e vendit, apo kur nuk kanë referencë autoriteti dhe me çdo kusht duhet të qëndrojnë e të jenë pjesë pushtetit, e kjo i detyron edhe në kompromise të dhimbshme për vendin.

Pastaj është propagnda, mekanizmi narkotizues i masave për ti kontrolluar dhe orientuar ato, drejt qëllimit politik.

Linçimi, friksimi, dezinformimi, konfuziteti, hamendësimi, armiqtë imagjinarë të brendshëm edhe të jashtëm, pasiguria, populizmi në vend të transparencës, fajsimi i të tjerëve në vend të pranimit të përgjegjësive, viktimizimi në vend të llogaridhënies, etj, janë mekanizmat tjerë për ti mbajtur nën kontrollë emocionet dhe racionalitetin e masave.

Nisur nga këto, shtrohet pyetja cila është e vërteta e një “fletërrufeje” që po çarkullon si “gjethja e fikut” në “dredhën” e ajrit, me emrat e disa “heronjëve “ të politikës të cilët përmes mekanizmave që ndikojnë psikologjinë e turmave, po duan ta nxisin patriotizimin e militantve përmes përplasjes me partnerët e aleatët ndërkombëtarë?!

E para, perplasja me partnerët e aleatët bëhet për faktin se të njëjtit kanë tolerancë në proces, sepse kan qëllim të na shtyjnë përpara, të jemi në hap me botën.
Për ketë shërbehen me masa prevenuese, më shumë se sa goditje fatale, duke u bërë udhërrëfyes më shumë se kritikues.

Atëherë, çfarë është kjo “fletërrufe” që mbanë në presion masat?
Pse po krijohet kjo “stuhi në gotë” me spukulime, insinuata, tendenca lincuese, etj.

Vite më parë, kur u pranua Letër-urdhëresa nga NATO, se Forca (FSK), mund të operoj në Veri të vendit e koordinuar me KFOR, ishte transparente dhe e kjartë për të gjithë. Ishte në mbështetje të sigirisë nacionale, për faktin se ishim në vitin 2013, kur Forca e Kosovës, sa i arriti KPO për MUAC, kurse për fushën e parë të misionit nuk kishim as KFO, që ia pa mundësonte Forcës përmbushjen e fushës së parë të misionit MIT.
Prandaj dhe kjo letër rikonfirmonte përgjegjësinë e NATOs në këto detyra kushtetuese për KFOR, i mandatuar me rezolutën e KS/OKB.

Gjatë mandatit të shkëputur të kësaj qeverie ndodhi edhe ndalimi i operimit të njësive të PK në veri,(jo për mungesë KPO të Policisë), pa u koordinuar me EULEX edhe KFOR dhe vënë në dijeni zyren e UNMIK, e cila tanimë është dislokuar nga Veriu i Mitrovicës në Kryemnistri.

Po “fletrrufeja” që po çarkullon në ajër si balon pa litar, përse nuk po lëshohet në tokë?
Të analizohet prej nga u lansua kjo?

Në bazë të një demantimi që bëri KFOR, shihet se është një “qarkore” në gjuhën serbe dhe vije nga media si “Kossev” dhe “Danas” (të cilat gjithmonë sipas çarqeve serbe, kontrollohen nga komitetet partiake të Kurtit përkatësisht koordinatorja e këtyre komiteteve).

Pra, nëse kjo “fletërrufe” me emra “heronjësh politik” të kësaj qeverie, vazhdon të lundroj lirshëm nëpër faqet e mediave sociale në Kosovë, athua është formula e vjetër e Shërbimit Sekret Komunist Serb, që gjatë historisë politike në Kosovë, shumëherë na i kanë krijuar “heronjt politik” pikërisht me ketë metodologji, pra duke i arrestuar, torturuar e zhburrnuar (se karakteret e ulëta e pranojnë edhe ketë sfidë), besa duke i mbajtur edhe në burgje në gjendje të lirë, siç përflitet një sistem izolimi në Vojvodinë diku, në kohën e Jugosllavisë.
Pastaj të tillët ktheheshin në Kosovë dhe nëpër “oda” e tubime “ilegale” mbanin fjalime emocionalisht patriotizuese.
Vërtetë i kan viktimizuar shumë individ, duke i spijunuar në shërbimin sekret serb të kohës, por dorën në zemër kanë prodhuar edhe një efekt domino pa qëllimin e “heronjëve politik”, te masat e gjëra që janë motivuar, kundër regjimit komunist serbosllav, edhe pas disa shpërthimesh të izoluara si 1968, 1981, në vitet 1998/‘99, i dhanë fundë robërisë.

Po ti referoheni deklarimit publik të ministrit Elbert Krasniqi, na rezulton se këta “heronjët politik” kosovar që figurojnë në ketë “fletërrufe” që si balon i lirë rrugëtoj nga brenda Serbisë, shto kësaj edhe listën e perfaqësuesve politik serb të Kosovës dhe pjesëtarëve të njësive ushtarake terroriste serbe, KFOR-i ua ka ndaluar të kenë akces në objektet zyetare publike të shtetit, si psh: në Komunat e Veriut, që të mos provokojnë situatën.
Bile kanë shkuar deri aty sa janë paralajmëruar se mund të arrestohen. Por, assesi nuk është ndalim i kalimit në veri si lëvizje e lirë, në territorin e shtetit.

Dorën në zemër, disa nga ministrat besa edhe deputet, u dislokuan me zyra në “Belvedere”, si ai i punëve të brendshme , pushtetit lokal, edhe Kryeministri, duke qeverisur nga zyrat-kontenierë, të vendbazimit policor, shumëherë edhe në rolin e zëdhënësve të operacioneve policore atje, për tu mveshur me patriotizëm, meqë kanë deficit, nga fundshekulli i kaluar kur duhej treguar heroizmi.

Advertisement