Connect with us

Politike

FNSH në terren/ Berisha: Bandat kanë mbushur Lazaratin

Berisha: Stop terrorit hakmarrës banditesk ndaj Lazaratit. Të dashur miq, krerët e organizatës qeveritare kriminale Rama-Çuçi të tmerruar nga denoncimet e banorëve të Lazaratit të krimeve kundër njerëzimit të kryera ndaj tyre nga Rama-Tahiri dhe bandat e tyre me uniforme kanë mbushur Lazaratin me narkopolicë dhe terrorizojnë banorët.
Portali i mirënjohur Jugulajme informon për terrorin hakmarrës primitiv që shtruan me porosi të Ramës dhe Çuçit gjatë kontrollit të banesës ndaj një nëne 70 vjeçare nga kriminel me uniformë. Dënoj më ashpersinë më të madhe dhunën ndaj banorëve të Lazaratit dhe kërkoj ndalimin e menjëhershëm të saj.

Advertisement