Politike
‘Foltorja jote’/ PD hap dyert për shqetësimet e qytetarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha njihet për postimet që bën në rrjetin e tij social ‘Facebook’, me denoncimet që i vijnë nga qytetarët, pa i verifikuar. Përveç hapësirës në rrjetin e tij social, Berisha ka vënë në dispozicion të ‘qytetarit dixhital’ edhe foltoren e partisë. Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar se do ti japin mundësi çdo qytetari që të bëjnë denoncime kundër qeverisjes dhe padrejtësive.
Sot është bërë denoncimi i parë nga ish-drejtori i shkollës në Kavajë, Bledar Teferiçi, i cili pretendon se sëbashku me bashkëshorten e tij janë hequr nga puna padrejtësisht dhe transferuar në pozicione të tjera, për shkak të bindjeve politike, dhe duke futur në vend të tyre në punë njerëzit e PS.
Siç duket, ashtu siç e ka quajtur edhe Berisha, ‘Foltorja jote’ do të vijojë me denoncime nga qytetarët, të cilat nuk dihet nëse verifikohen apo jo, para se të dalin në deklaratë.

