Connect with us

Bota

FOTO/ E rrallë, kapet peshkaqeni me sy smeraldi

Një peshkatar në Antalia të Turqisë ka “takuar” për herë të parë në jetën e tij një peshkaqen të rrallë me sy smeraldi.

Savas Darsun, i cili peshkon prej 28 vitesh në detin e Antalias, u mahnit kur e ka parë peshkaqenin, të cilin vetëm e ka fotografuar dhe më pas e ka lëshuar sërish në det.

Sipas asaj që raportoi një profesor nga Departamenti i Kulturave Bujqësore të Universitetit Akdeniz, kjo specie e veçantë peshkaqeni u zbulua në bregun lindor të Zelandës së Re në vitin 2021, ai jeton në ujëra të thella dhe tërheq prenë e tij falë aftësisë për të shpërndarë dritën.

“Nuk ka asnjë rrezik për njeriun, sepse ai jeton në një thellësi të madhe. Nuk hyn në ujë të cekët. Zakonisht e kalon jetën në fund dhe ushqehet me krijesat atje”, tha profesori, para se të shtonte: “Tërheq peshq të tjerë sepse lëshon dritë. Ky peshkaqen gjendet në të gjitha detet. Ai mund të arrijë një gjatësi prej rreth 2.5-3 metra. Është një nga peshkaqenët që japin pak pasardhës.”

Advertisement