Connect with us

Kronike

FOTOT/ Aksident i rëndë, gjendet i lënduar nga kalimtarët drejtuesi i një motori

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Klosit. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ish pazari i vjetër ku një person i cili po udhëtonte me motoçikletë është gjetur përmbys në rrugë i gjakosur.

Bëhet me dije se kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë duke telefonuar shërbimin e emergjencës. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca e qendrës Shëndetësore Klos ku stafi ka bërë të mundur marrjen e personit të plagosur rëndë.

Burime pran qendrës shëndetësore Klos thanë se i plagosuri është gjetur në gjendje të rëndë pasi ka pësuar frakturë në pjesën e pasme të kokës. Pasi ka marrë ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore Klos është dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.

Paraprakisht nuk dihet nëse personi me inicialet D.D është aksidentuar vetë me motorin e tij apo është goditur nga ndonjë automjet që më pas mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kronike

Tentoi të vriste dy persona me automjet, arrestohet shqiptari në Spanjë

Agjentët e Policisë Kombëtare Spanjolle arrestuan në Valencia një 43-vjeçar me origjinë shqiptare si autor të dyshuar të një vrasjeje të mbetur në tentativë, pasi ka përplasur me dashje dy persona në një ‘motorr.

Ngjarja ka ndodhur më 27 prill, rreth orës 21.00, në Aragón Avenue në Valencia, kur një automjet me shpejtësi të madhe iu afrua një motoçiklete të marë me qira, duke goditur dy personat që ndodheshin në të.

Automjeti më pas iku në drejtim të Gran Vía Marqués del Túria, duke kaluar semaforët e kuq në rrugën e tij, duke vënë në rrezik këmbësorët që po kalonin nëpër zonë.

Disa dëshmitarë kanë ndihmuar të rinjtë dhe kanë lajmëruar Policinë.

Të aksidentuarit kanë pësuar lëndime dhe djegie, njëri prej tyre ka frakturë në qafë dhe këmbë, duke u shtruar në spital.

Pas asaj që ndodhi, grupi i Policisë Gjyqësore Exposició nisi hetimet për zbardhjen e fakteve dhe pas punës shteruese u identifikua si mjeti ashtu edhe pronari i tij. Më pas, këta agjentë gjetën autorin, i cili u arrestua për veprën penale të vrasjes në tentativë dhe një tjetër kundër sigurisë në komunikacion.

I arrestuari me precedentë policor është vënë para drejtësisë.

Continue Reading

Kronike

Ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij, arrestohet 32-vjeçari

Arrestohet një person dhe shpallet në kërkim në tjetër. Mësohet se është arrestuar në Lushnjë 32-vjeçari D.Q, pasi ka dhunuar fizikisht nënën e tij.

Shpallet në kërkim 27-vjeçari B.D pasi ka vjedhur disa pajisje elektrike në një banesë. Me rastet do të merret Prokuroria Fier.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin D. Q., 32 vjeç, banues në fshatin Allkaj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Stacioni i Policisë Roskovec shpalli në kërkim shtetasin B. D., 27 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektrike, në banesën e shtetasit G.S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Kronike

Si dështoi plani për vrasjen e Dor Dulit në ceremoninë mortore të nipit të ish-deputetit të PS

Emisioni Në Shënjestër i gazetares Klodiana Lala ka hedhur dritë mbi rolin e “Leksit të Druve” dhe lidhjet e tij me grupet e fuqishme kriminale që vepronin në pothuajse të gjithë territorin nga Lezha e Shkodra dhe më gjerë. “Leksi i druve” shërbente si informator, veçanërisht ai faktohet si i tillë në informacionet që ofronte për Dorian Dulin.  

Ndërsa grupi po e kërkon me qiri Dorian Dulin nëpër Shqipëri, një rast i artë duket në sfond.

Ai do të shkonte në varrimin e mikut të tij Indrit Rraja në Fushë-Krujë, nipi i ndjerë i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Indrit Rraja ndërroi jetë nga Covidi

Një ish i dënuar për drogë, mik i ngushtë me Bardhok Pllanaj, që edhe ky u ekzekutua në atentat mafioz në Shkodër.

Shansi për të vrarë Dorian Dulin që nuk ka se si t’u humbasë nga duart, qitësve të tij.Dosja Hetimore

Më datë 22 Gusht 2020 ora 03.00, Behar Brajoviq komunikon me Astmer Bilalin.

Behari i shkruan: A don me marrë pjesë apo jo. Nesër i kena në Fushë-Krujë dhe vijnë për Shkodër, si e ke mendjen?

I kam të gjitha gati, kam paguar informatorin.

Vjen ‘Genci’ me gjithë ‘Brahimin’ prej Sarande, takohen në Fushë- Krujë se ka vdek Indrit Rraja.

I kam me makina e me tana, me armë i kam bërë gati dhe informatorin.

Astmeri shkruan: Po gati jam si nuk jam gati, më trego kur me u taku.

Në orën 11.44, Prekë Kodra komunikon me Aleks Ndrekën.

Aleksi i shkruan: Aty i ke, Dorin, Tafilin dhe Ujkanin, ishin të gjjthë, Blerti dhe Bardhi.

Sot ishin të githë, shkojnë edhe për të shtatat. Në orën 5 ka varrimin, une ika se isha me Ardianin.

Behari i shkruan duke i treguar që, drekën do e hanë tek lokali i Dur Bamit.

Preka i shkruan që, e paske vetë situatën në kontroll, se ky ka shkuar si shok burgu, ska lidhje me to.

Është person që është përherë me to por aty te dreka nuk shkon.

Por duket se edhe ky plan për eleminimin e Dorian Dulit dhe Genc Tafilit, dështon.

Për arsye që edhe në këtë rast janë të panjohura për grupin hetues.

Por pavarësisht këtij dështimi, grupi vazhdon të informohet nëpërmjet Aleks Ndrekës, në lidhje me lëvizjet e Dorian Dulit.

Dosja Hetimore

Më datë 17 Nëntor 2020 ora 00.45, Prekë Kodra komunikon me Aleks Ndrekën.

Në orën 06.47 Aleksi shkruan: Ky don me ble një motoskaf dhe sa ta montojë, ka me dal në liqen dhe me një motorr uji të shpejtë e zen dhe s’ka ku me të ik.

Mundësisht me u vesh sikur policët e kufirit.

Preka i shkruan: Super, po takona para se me ia dhënë ti.

Aleksi i shkruan që, jam duke ja blerë unë motorrin se don me e montu në skaf.

Preka i shkruan, po të jap një ide tjetër unë.

Po i vejmë në GPS me numër në të dhe sa herë ka korent jep sinjal se ku është.

Është sa një kuti shkrepse.

Por edhe ky plan për vrasjen e Dorian Dulit nëpërmjet metodës së shpërthimit me eksploziv duke shëtitur me motoskaf në liqen, duket se ka mbetur vetëm një ide në kokën e ekzekutuesve të tij.

Të dëshpëruar, duket se porositësit e vrasjes së tij, kanë tentuar edhe një mundësi të fundit.

Atë të kontaktimit të një killeri me pagesë, siç del të jetë Nuredin Dumani.

Continue Reading

Kronike

Vrasja e recepsionistit/ Dëshmia e babait të Eraldo Nevruzit: Dyshoj se sherri mund të ketë ndodhur për para

Emisioni Në Shënjester  i gazetares Klodiana Lala ka zbuluar detaje mbi vrasjen e Eraldo Nevruzit, 31-vjeçarit që kishte shkuar të punonte në një hotel në Dhërmi.

Në detajet lidhur me ngjarjen e rëndë përfshihet edhe dëshmia e babait të 31-vjeçarit. Ai dyshon se sherri ka ndodhur për shkak të parave.

Babai i Eraldo Nevruzit

Djali kishte një muaj që qëndronte në Dhërmi. Ai kishte punuar në një lokal, por nga që aty nuk kishte pasur shumë punë, kishte gjetur punë në hotelin ku edhe humbi jetën. Nga biseda me djalin mësova se pronarja e hotelit, që është edhe vjehrra e autorit, ajo i ishte lutur të qëndronte te hoteli i tyre. Ndaj edhe djali kishte vetëm 5 ditë që punonte aty

Dyshoj se sherri mund të ketë ndodhur për para.

Por a është ky rasti i ngjashëm i recepsionistit Eraldo Nevruzi?!

Pra një shumë parash e humbur që mund të ketë sjellë më tej humbjen e kontrollit nga autori, një nga pronarët e hotelit, Gerald Shehu.

Apo motivi duhet gjetur shumë më larg në kohë. Ndoshta në një njohje të tyren më të vjetër.
Ndërsa grupi hetues mendon se vrasja është planifikuar më herët.

Pasi thuhet se Gerald Shehu e ka marrë veçmas viktimën dhe e ka dërguar në dhomën ku pushonte stafi.

Duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij në vendin e punës.

Aty ku nuk dihet se cila ka qenë biseda midis tyre.

Dhe pse ai është detyruar të nxjerrë armën dhe ta qëllojë me dy plumba në kokë.

Ndërkohë që Gjykata e Vlorës ka cilësuar si të ligjshëm, ndalimin e dy bashkëpunëtorëve në krim, Daniel Qose dhe David Larti.

Pavarësisht pendesës së tyre të shprehur para trupit gjykues.

Masa e Sigurisë

Gjykata e Vlorës vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Daniel Qoses 33 vjeç dhe David Larti 30 vjeç, të cilët dyshohet se ndihmuan autorin e krimit, Gerald Shehu të fshehë provat e vrasjes së 31 vjeçarit, Eraldo Nevruzi.

Punonjësit akuzohen se ndihmuan pronarin Gerald Shehu që të fusë trupin e viktimës në një qese plehrash dhe më pas në bagazhin e makinës. Dhe më tej kanë vepruar duke asgjësuar të gjitha provat e vrasjes, si edhe djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31-vjeçarit në furrën e picerisë.

Por a mundet që askush nga stafi të mos ketë dëgjuar krismat, ashtu sikurse deklaruan.

Aty ku thuhet se e para që ka dëgjuar krismat dhe ka njoftuar policinë të ketë qenë një turiste angleze.

Apo të mos kenë parë në ato orë se diçka e pazakontë po ndodhte në brendësi të hotelit?!

Ndërkohë që tashmë i vetmi që mund të hedhë disi dritë mbi atë që ndodhi atë mbrëmje të 6 Qershorit, në dhomën e stafit të Hotel ‘Greçia’ në Dhërmi, ku humbi jetën i qëlluar me dy plumba në kokë, është vetë autori i këtij krimi. Gerald Shehu, i cili pritet të ekstradohet së shpejti nga Greqia në drejtim të Shqipërisë dhe të tregojë motivet e vërteta që e çuan drejt këtij akti.

Si edhe kqyrja e telefonit të tij, për të parë nëse aty gjenden të tjera prova, që mund të sqarojnë edhe misterin nëse viktima dhe autori kanë pasur një njohje më të vjetër midis tyre.

Continue Reading

Kronike

U pezullua pas shpërthimit në magazinën e deputetit të PS ku humbën jetën babë e bir, kreu i IMT Lushnje rikthehet në detyrë

Kreu i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë, Robert Kola, është rikthyer në detyrë. GJKKO ka vendosur se masa ndaj Kreu i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë, Robert Kola, i cili u pezullua nga detyra dhe iu ndalua një detyrë publike, e ka humbur fuqinë.

Kola tashmë është liruara nga masat e vendosura më parë ndaj tij, pas shpërthimit që ndodhi në magazinën e deputetit të PS, Bujar Çela.

Nga shpërthimi i ndodhur në Lushnje mbetën të vrarë babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha. Gjithçka ndodhi teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer. Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING