Aktualitet
“Free Palestine”/ Policia heq pankartën! Personi që e vendosi i kundërshton: Është godina ime, bëj çfarë të dua

Një pankartë e madhe me flamurin palestinez dhe me shkrimin “Free PALESTINE” u vendos mbrëmjen e djeshme në një godinë të vjetër në Vlorë në zonën e ish-gjyqit.
Tabela është hequr rreth orës 22:00 nga policia e qytetit dhe strukturat e bashkisë pasi është e ndaluar që në vend të ekspozohen banderola apo shkrime që kanë ngjyresa politike.
Ndërkohë teksa personi që e ka vendosur është identifikuar, ai është shprehur se ajo godinë është e marrë me qira prej tij dhe se mund të bëjë çfarë të dëshirojë.

