Connect with us

Bota

Fundi i lojës së dyfishtë të Serbisë?

Sundimi në Serbi i Aleksandër Vuçiçit qëndron në klientelizëm, dështimin për të zgjidhur problemin e Kosovës dhe vlerësimin e diplomacisë perëndimore se vetëm ai është zgjidhja. Në të njëjtën kohë, imazhi i Serbisë në Perëndim bazuar në shabllonin e viteve nëntëdhjetë shpesh mbetet i errët dhe i shtrembëruar. Gazeta e përditshme me bazë në Zyrih, Noer Zeitung, ka botuar një artikull të titulluar “Serbia duhet t’i japë fund lojës së saj të dyfishtë”, me autor Andreas Ernst, ku vlerësohet se Serbia, si shteti më i rëndësishëm i Ballkanit Perëndimor, duhet të marrë përgjegjësinë e saj për stabilitetin e rajonit dhe se në të kundërtën Bashkimi Evropian duhet tja bëj të ditur pasojat

“Serbia, mbetet faktori përçarës i përjetshëm, ndihmësi i Rusisë që i ofrohet Kremlinit si një portë për në Evropë. Ajo po armatoset për luftë në mënyrë që “ta kthejë Kosovën në shtëpi”. Beogradi ëndërron një ‘botë serbe’ që bashkon të gjithë serbët dhe për këtë arsye është e gatshme të pranojë shkatërrimin e vendeve fqinje. Imazhi që një numër i madh i vendeve evropiane kanë për vendin më të madh të Ballkanit Perëndimor është i errët. Por imazhi i deformuar pranohet lehtësisht, sepse i përshtatet shabllonit të viteve nëntëdhjetë, kur Millosheviç u përpoq të shkëpuste një Serbi të madhe nga perandoria e vogël jugosllave”

Në shkrimin e media zvicerane thuhet se sot Serbia është e rrethuar nga anëtarë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Trupat e aleancës ushtarake janë të stacionuara në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, dhe ajo që është edhe më e rëndësishme është se Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian

 “Pa dyshim, Bashkimi Europian është larg të qenit një bllok, por ajo ushtron presion të konsiderueshëm mbi anëtarët dhe kandidatët për të qënë në vijë të parë kundër sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës”.

Më pas autori I shkrimit analizon problemin. Sipas tij, Serbia në dhjetë vitet e fundit është shndërruar në një demokraci joliberale të dominuar nga një president autokratik, me tone revanshist që kanë mbizotëruar në Serbi dhe që e bëjnë të pamundur normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët. Autori i tekstit gjithashtu  identifikon modelin e sundimit politik si gjeneruesin kryesor të këtyre problemeve. Sipas tij, pas një përparimi të shkurtër demokratik, pra pas vdekjes së Zoran Xhinxhiçit, pasuan një sërë metodash mediokriteti në pushtet, shoqëruar me ardhjen e Aleksandër Vuçiç, i cili e ka ndërtuar shtetin sipas modelit hungarez, që do të thotë: ndarje e dobët e pushteteve, pushtet i fortë ekzekutiv dhe media e vetëkënaqur, shtuar edhe faktit se problemi i Kosovës shihet si shtyllë e dytë e pushtetit

“Shumica e serbëve nuk janë pajtuar me humbjen e Kosovës, por në të njëjtën kohë e dinë se nuk do të mund ta rimarrin”. Ky problem shfrytëzohet në mënyrë propagandistike nga Partia në pushtet, por nuk zgjidhet kurse Vuçiç ka vite që ka përfituar nga kjo. Ai në shtëpi premton me fjalime dramatike se kurrë nuk do ta lërë Kosovën jashtë Serbisë, por në të njëjtën kohë, me gjakftohtësi bën lëshime ndaj ndërmjetësuesve perëndimorë, lëshime të cilat në fakt rezultojnë në njohjen de facto të shtetit të ri. A i përmbush këto lëshime ose jo, kjo është në varësi të interesave aktuale”

Sipas media prestigjoze zvicerane, kjo lojë e dyfishtë e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, është bërë natyrë e dytë për të gjatë viteve, pasi në këtë mënyrë ai fiton kohë.

“Në të njëjtën kohë Vuçiçin, askush nuk e mbështet më shumë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai i sheh serbët e Kosovës kryesisht si një rrezik sigurie dhe si kolonën e pestë të Beogradit. Prandaj, ai refuzon t’u japë atyre vetëqeverisje kolektive dhe përpiqet t’i vërë ata nën kontroll. Propaganda mediatike e Beogradit e pranon këtë me mirënjohje duke përhapur histori të tmerrshme për “pogrome” dhe “spastrim etnik”. Dhe kush do të sjellë shpëtimin? Vetëm Vuçiçi”

Advertisement