Sport
Futbolli në zi, ndërron jetë legjenda e Italisë…
Ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare, legjenda e futbollit italian, Paolo Rossi. Kanë qenë familjarët e tij që kanë dhënë lajmin për ndarjen nga jeta të Rossit.
Bashkëshortja e tij, Federica Cappelleti postoi një foto në Instagram me shkrimin “Përgjithmonë”. Ajo nuk dha asnjë shkak për vdekjen e Rossit, por mediat italiane raportuan se ai ishte i sëmurë prej një kohë të gjatë.

